E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ do të blejë rreth 135 mijë kode të reja sigurie

08-01-2013 / Gazeta 55

Vendimi pas kërkesës së opozitës, nisur nga problematika e kaluar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bleje rreth 135 mijë kode të reja sigurie, të cilat vendosen në kutitë e votimit dhe ato të materialeve zgjedhjore. Vendimi u mor pasi përfaqësuesit e opozitës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke kujtuar eksperiencën e zgjedhjeve të kaluara mbi problematikën e kodeve të sigurisë në kutitë e votimit kanë kërkuar blerjen e kodeve të reja.
Nisur nga ky shqetësim, pavarësisht se KQZ ka në dispozicion kode sigurie të papërdorura ndonjëherë, për hir të kompromisit u vendos që të për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, të gjitha kodet do të jenë të reja.
Gjitahshtu, KQZ ka debatuar edhe mbi sigurinë e bojës matrikuluese që do të përdoret në zgjedhjet e 23 qershorit, me qëllim shmangien e votimit më shumë se një herë dhe më pas i jepet fleta e votimit.
Pas diskutimeve, KQZ miratoi projektvendimin, sipas të cilit boja do të jetë një lëndë e posaçme, e dukshme me shikim të lirë dhe që nuk hiqet për më pak se 24 orë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›