E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi kerkon ndjese per Berishen

Teksa ka prezantuar drejtuesit e departamenteve, siç i ka cilësuar Fryma e Re Demokratike strukturat e saj, kryetari Bamir Topi ka bërë një sqarim të gjatë të largimit të tij nga Partia Demokratike.

Sipas tij, forca politike qe sot drejtohet nga Kryeministri Sali Berisha eshte shnderruar ne nje strukture ekonomike klanore, e vene e gjitha ne funksion te kryetarit të saj dhe larg parimeve mbi te cilat PD u themelua.

"Ne refuzuam ofertat për komoditet personal të pushtetit dhe të zgjodhëm të përballemi me të, si rruga më e mirë për të respektuar veten, mbështetësit, integritetin dhe bindjet tona politike. Ne praktikisht vendosëm të ndanim prej saj jo sot, Sot duhet t'u kërkojmë qytetarëve ndjesë publike që nuk arritëm të bëjmë më shumë në ato vite për parandalimin e së keqes që ka marrë peng politikën, institucionet, ekonominë dhe jetën publike

Bamir Topi
jo dje, por që ditën që kjo parti pushoi së ekzistuari si forcë politike demokratike, sapo ajo përfundimisht mbylli shtegun e reformimit dhe garat e brendshme, ndryshoi parimet dhe programin themelues dhe vendosi të shndërrohej në një kompani politiko-ekonomike në shërbim të kryetarit të saj dhe të klanit të tij politik", tha Topi.

Kreu i FRD-së u distancua nga ajo, qe e cilesoi si qeverisjen e sotme të korrupsionit dhe skandaleve.

"Ndaj për ata që na kujtojnë kohën kur ishim në PD dëshiroj t'u them se jam dhe jemi krenarë për kontributin pozitiv që kemi dhënë në vite për jetën politike. Ne nuk mund të jemi përgjegjës direkt për keqqeverisjen e vendit, kalimin e PD-së nga një forcë politike demokratike, në një sekt ideologjik monoteist, për korrupsionin dhe skandalet që vazhdojnë të shoqërojnë modelin e sotëm të qeverisë", tha Topi.

Ish-presidenti tha se ne krye te shtetit shqiptar, beri sa mundi te ruante pavaresine e institucioneve, por nuk e perjashtoi veten nga pergjegjësia, kur tha se, nuk kishte bere sa duhej per te parandaluar, ate qe e quajti, si  uzurpimin e sotem ne nje dore te institucioneve.

"Kjo krenari dhe e vërtetë e madhe nuk na pengon se sot duhet t'u kërkojmë qytetarëve ndjesë publike që nuk arritëm të bëjmë më shumë në ato vite për parandalimin e së keqes që ka marrë peng politikën, institucionet, ekonominë dhe jetën publike, sikurse jemi të ndërgjegjshëm se kjo na bën dyfish të angazhuar", tha Topi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›