E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi kerkon nga Sllovenia ndihme per permbytjet

Presidenti Topi ka pritur sot ne nje takimin ministres e Mbrojtjes se Sllovenise Ljubica Jelushic ne kuader te vizites se saj te pare zyrtare ne vendin tone.

Duke iu referuar situates se krijuar ne veriperendim te Shqiperise per shkak te permbytjeve te diteve te fundit Kryetari i Shtetit nenvizoi rendesine e bashkepunimit dypalesh. Vizita te niveleve te tilla te larta i sherbejne zhvillimit te metejshem te marredhenieve midis dy vendeve tona ne fusha te ndryshme qe ne te njejten kohe deshmojne nje model bashkepunimi dhe fqinjesie te mire tha Topi.

Kryetari i shtetit shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen qe Sllovenia ka dhene per anetaresimin e Shqiperise ne NATO liberalizimin e vizave si dhe gjithe procesit integrues ne Bashkimin Evropian.

Nga ana e saj Ministrja e Mbrojtjes sllovene Ljubica Jelushic vuri ne dukje interesimin e pales sllovene per vijimesine e bashkepunimit midis Forcave te Armatosura dhe strukturave te tyre edhe ne kuader te misioneve te perbashketa paqeruajtese si ne Bosnje-Hercegovine dhe aktualisht ne Afganistan.

2010-12-07 1613

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›