E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, kreu i FRD: Politikë të re, në interes të qytetarit

Takimi i parë i Topit me drejtuesit e FRD

TIRANE- Ish-Presidenti Bamir Topi do të jetë nga sot zyrtarisht kreu i  Frymës së Re Demokratike, deri ne kuvendin e ardhshem te kesaj force politike.

Njoftimi eshte bere sot nga deputeti Gazmend Oketa, i cili vleresoi figuren e Topit.

“Grupi drejtues ka zhvilluar disa takime dhe mbledhje dhe në mbledhjen e fundit mori vendim politik, kolegët miratuan propozimin tim për t’i besuar drejtimin e FRD deri në kuvendin e ardhshëm, Bamir Topit. Ky nuk mund të konsiderohet privilegj, por angazhim dhe përgjegjësi më shmë”- tha Oketa.

Topi: Politike e re

“Moment shumë te  rëndësishëm, që nuk lidhet thjesht me jetën time, por dicka më e madhe se interesi personal, vazhdimi i misionit qytetar që sikurse e kam shprehur do të jetë në funksion të interesit të gjerë publik”. Keshtu e ka quajtur Topi pranine e tij ne FRD dhe me tej, besimin qe i kane lene per drejtimin e saj deri ne kongresin e ardhshem.

“Besoj se do vazhdojmë me forca të shumëfishuara ta demonstrojmë në të ardhmen, Falenderoj Oketën dhe bashkëpunëtorët e tij që më bënë ftesë publike dhe më dhanë mundësinë që të drejtoj FRD deri në Kuvendin e ardhshëm. FRD nuk është projekt personal, kudo në komunitet qytetarët janë të shqetësuar me klimën zhgënjyes të tranzicionit, ata kërkojnë ndryshim pozitiv për vete, familjen dhe vendin, ndryshim që ska të bëjë vetëm me ndryshimin e jetës së qytetarëve por në radhë të parë me ndryshimin e sjelljes politike, me cilësinë e debatit dhe produktit që politika ofron për ta. Është i papranueshëm fakti që vendi edhe pas 20 vitesh vijon të jetë vendi i vetëm ish komunist që ska marrë ftesën për anëtarësim në BE, kjo nuk e nderon politikën shqiptare, që pritet të shkojë drejt një debati vanitoz, që sjell tension, kjo është arsye që qytetarët e kanë fituar betejën për tu integruar”- tha Topi .

Takimi i parë zyrtar i Topit me themeluesit e FRD-së erdhi më 3 gusht, dhjetë ditë pasi ai la zyrën e kreut të shtetit. E njohëm Presidentin me projektin tonë politik, që synon të sjellë një politikë ndryshe, në mënyrë që ëndrra e shqiptarëve për integrimin europian të bëhet realitet. Eksperienca e Presidentit Topi, si një nga politikanët më të spikatur të Shqipërisë, do të jetë një aset i shtuar dhe i mirëpritur nga FRD, u shpreh Gazmend Oketa, ish-ministri i Mbrojtjes i PD-së, pas atij takimi.

Nga ana e tij, Topi tha: Unë jam i bindur tashmë që takimi tjetër do të realizohet në selinë e re të FRD-së, një forcë e re politike, e cila në projektin politik e ka bërë tashmë të qartë që do të jetë në funksion të plotë të aspiratës qytetare dhe më ka pëlqyer një shprehje e saktë e zotit Oketa. Kur është pyetur për aleancat e mundshme, ka thënë që aleanca jonë është aleancë për qytetarin.

FRD-ja është ende në një proces organizimi dhe gjashtë tre muajve të ardhshëm është parashikuar një fushatë intensive dialogu në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Në muajin tetor është parashikuar të mbahet edhe kuvendi i parë i kësaj force politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›