Oketa: Ish-Presidenti Topi, zyrtarisht kreu i FRD

Takimi i parë i Topit me drejtuesit e FRD
TIRANE- Ish-Presidenti Bamir Topi do të jetë nga sot zyrtarisht kreu i Frymës së Re Demokratike, deri ne kuvendin e ardhshem te kesaj force politike.
Njoftimi eshte bere sot nga deputeti Gazmend Oketa, i cili vleresoi figuren e Topit.
“Grupi drejtues ka zhvilluar disa takime dhe mbledhje dhe në mbledhjen e fundit mori vendim politik, kolegët miratuan propozimin tim për t’i besuar drejtimin e FRD deri në kuvendin e ardhshëm, Bamir Topit. Ky nuk mund të konsiderohet privilegj, por angazhim dhe përgjegjësi më shmë”- tha Oketa.
Takimi i parë zyrtar i Topit me themeluesit e FRD-së erdhi më 3 gusht, dhjetë ditë pasi ai la zyrën e kreut të shtetit. E njohëm Presidentin me projektin tonë politik, që synon të sjellë një politikë ndryshe, në mënyrë që ëndrra e shqiptarëve për integrimin europian të bëhet realitet. Eksperienca e Presidentit Topi, si një nga politikanët më të spikatur të Shqipërisë, do të jetë një aset i shtuar dhe i mirëpritur nga FRD, u shpreh Gazmend Oketa, ish-ministri i Mbrojtjes i PD-së, pas atij takimi.
Nga ana e tij, Topi tha: Unë jam i bindur tashmë që takimi tjetër do të realizohet në selinë e re të FRD-së, një forcë e re politike, e cila në projektin politik e ka bërë tashmë të qartë që do të jetë në funksion të plotë të aspiratës qytetare dhe më ka pëlqyer një shprehje e saktë e zotit Oketa. Kur është pyetur për aleancat e mundshme, ka thënë që aleanca jonë është aleancë për qytetarin.
FRD-ja është ende në një proces organizimi dhe gjashtë tre muajve të ardhshëm është parashikuar një fushatë intensive dialogu në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Në muajin tetor është parashikuar të mbahet edhe kuvendi i parë i kësaj force politike.