Topi kunderpergjigjet dekreton kreun e Gjykates Kushtetuese
Vetem nje dite pas akuzave te bera nga kryetarja e Kuvendit per shkelje te afateve kushtetuese nga ana e Presidentit ky i fundit ka reaguar dje duke dekretuar kreun e Gjykates Kushtetuese. Bashkim Dedja i miratuar vetem pak kohe me pare nga Kuvendi ne postin e anetarit te Gjykates Kushtetuese eshte dekretuar dje nga kreu i shtetit si kryetar i kesaj gjykate duke zevendesuar ne kete menyre Vladimir Kriston mandati i te cilit ka perfunduar ne muajin qershor. Nepermjet ketij dekretimit te kreut te kesaj gjykate kreu i shtetit e kalon topin ne fushen e maxhorances e cila ende nuk ka nisur shqyrtimin e kater dekreteve per anetare te kesaj gjykate qe jane depozituar ne Kuvend qe me date 6 shtator. Para dekretimit keshilltari juridik i Presidentit te Republikes Spiro Peci duke renditur argumentet ligjore ka bere te ditur se nuk ka pasur asnje shkelje te Kushtetutes nga ana e Presidentit dhe se ai ka respektuar te gjitha dispozitat qe rrjedhin nga ligji themeltar i shtetit.
Reagimi
Presidenti i Republikes deshiron ta informoje opinionin publik edhe njehere se gjate gjithe procesit te emerimit te anetareve te Gjykates Kushtetuese ka zbatuar ne menyre rigoroze kerkesat e Kushtetues se Republikes. Ne baze te nenit 125 pika 4 kryetari i Gjykates Kushtetuese emerohet nga radhet e anetareve te saj nga Presidenti i Republikes me pelqimin e Kuvendit. Sic eshte e njohur mandati i kryetarit te Gjykates Kushtetuese ka mbaruar dhe ne zbatim te detyrimit kushtetues Presidenti emeron nje prej anetareve te trupes se kesaj gjykate ne pozicionin e kryetarit - eshte shprehur Peci. Sipas tij Presidenti i Republikes duke vleresuar perzgjedhjen e kryetarit te Gjykates Kushtetuese si nje proces te rendesishem me seriozitetin maksimal ka shqyrtuar dhe ka zhvilluar konsultimet e nevojshme per te bere te mundur emerimin e kryetarit te kesaj gjykate. Me tej ai ka bere te ditur se Presidenti ka pritur miratimin nga Kuvendi edhe te kater dekreteve te tjera te tij per anetare te Gjykates Kushtetuese dhe me pas te dekretonte kreun e kesaj gjykate por Kuvendi nuk ka nisur ende shqyrtimin e ketyre kandidaturave. Sic dihet Presidenti i Republikes me 6 shtator ka dekretuar edhe kater anetare te rinj te Gjykates Kushtetuese per te cilet pritet pelqimi i Kuvendit. Duke shqyrtuar ne teresi kandidaturat per kryetar por vecanerisht duke u nisur nga fakti qe Kuvendi i Shqiperise nuk ka filluar ende procedurat per dhenien e pelqimit dhe me sa duket ky proces do te zgjase deri 8 jave sipas ndryshimeve te bera ne Rregulloren e Kuvendit Presidenti i Republikes tashme duke marre pelqimin e njerit prej gjyqtareve aktuale ka vendosur qe para largimit per ne takimin e Asamblese se 65-te te Kombeve te Bashkuara te emeroje kryetarin e ri te kesaj gjykate - eshte shprehur keshilltari juridik i presidentit Topi.
Dekretet e Presidentit
Bashkim Dedja - kryetar i Gjykates Kushtetuese
Edlira Jorgaqi - anetare e Gjykates Kushtetuese
Fatmir Hoxha - anetar i Gjykates Kushtetuese
Artan Hoxha - anetar i Gjykates Kushtetuese
Ardian Leka - anetar i Gjykates Kushtetuese
Kush eshte kryetari i ri i Gjykates Kushtetuese
Bashkim Dedja i dekretuar nga Presidenti i Republikes per kryetar te Gjykates Kushtetuese eshte votuar nga Kuvendi i Shqiperise si anetar i kesaj gjykate vetem pak muaj me pare. Ne votimin e zhvilluar ne Kuvendin e Shqiperise Bashkim Dedja mori 70 vota pro nje vote kunder dhe nje abstenim. Ai u votua nga Kuvendi bashke me Altina Xhoxhajn ne nje kohe qe ligjvenesi refuzoi kandidaturen e Vangjel Kostes per anetar te Gjykates Kushtetuese. Bashkim Dedja e ka nisur detyren e gjyqtarit ne Gjykaten e Shkalles se Pare Tirane dhe prej gati dhjete vitesh ka punuar me pas si gjyqtar i Apelit ne Durres. Me 19 janar te 2009-s ai u perzgjodh nga shorti i pare si anetar i Kolegjit Zgjedhor por partite e kontestuan emrin e Dedjes bashke me dy emra te tjere duke refuzuar emerimin e tyre ne Kolegj. Ne korrik 2008 gjyqtari Bashkim Dedja ishte emri i dyte i propozuar nga Presidenti per drejtimin e Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive por Kuvendi miratoi kandidaturen e Adriatik Llalles.
22 Shtator 2010