E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania do te asistoje Shqiperine ne procesin integruese drejt BE-se



Gjermania do te asistoje Shqiperine ne procesin integrues drejt BE-se. Kete e ka bere te ditur dje nje grup deputetesh te Bundestagut gjerman te shoqeruar nga ambasadorja e Gjermanise ne vendin tone Karola Muller-Holtkemper te cilet zhvilluan dje nje takim me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Duke i uruar mireseardhjen deputeteve gjermane ne Kuvendin e Shqiperise Topalli shprehu konsideratat me te mira per mbeshtetjen qe Gjermania i ka dhene Shqiperise gjate ketyre viteve ne zhvillimin e proceseve demokratike dhe reformave per integrimin europian. Nga ana e tyre deputetet gjermane vleresuan progresin dhe arritjet e medha qe Shqiperia ka bere vitet e fundit duke vecuar suksesin e reformave per liberalizimin e vizave. Ne kete pike deputetet gjermane siguruan Kryetaren e Kuvendit per mbeshtetjen e plote dhe gatishmerine qe Bundestagu gjerman do ti jape Shqiperise me mjetet ligjore dhe shkembimin e eksperiencave kur te nisin negociatat me BE-ne pas liberalizimit te vizave. Kryetarja e Kuvendit tha se Shqiperia e konsideron Gjermanine nje aleate te pazevendesueshme ne rrugetimin e saj per anetaresimin ne BE. Deputetet gjermane i cilesuan thelbesore forcimin e marredhenieve mes dy parlamenteve marredhenie tashme te kthyera ne tradite ne funksion te integrimit te shpejte europian te Shqiperise. Ata theksuan rendesine qe duhet te kete bashkepunimi mes pozites dhe opozites per miratimin e reformave kyc ne plotesimin e standardeve europiane. Kryetarja e Kuvendit theksoi se Parlamenti gjate ketij viti ka punuar me ritme te jashtezakonshme ne hartimin dhe miratimin e paketave te rendesishme ligjore per forcimin e demokracise dhe institucioneve te se drejtes ne vend. Kryetarja e Kuvendit trajtoi me deputetet e Bundestagut dhe zhvillimet me te fundit politike ne vend. Ajo theksoi se aspirata kombetare shekullore e shqiptareve nuk mund te cenohet nga askush.

22 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›