Topi lider partie? Sot takohet me FRD-në
Ish Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi do të takohet sot në orën 10:00 me grupin nismëtar të Frymës së Re Demokratike. Ky takim vjen me ftesë të vetë grupit nismëtar te FRD-së, vendim ky që doli nga mbledhja e djeshme e grupit nismëtar të kësaj partie.
Ky takim ishte paralajmëruar dy ditë më parë për “Ora News” nga anëtari i grupit nismëtar të FRD, Aleksandër Biberaj, i cili shprehu dhe bindjen se FRD do të jetë forcë e parë në zjedhjet e ardhshme, ndërsa përjashtoi çdo mundësi koalicioni qoftë me PS-në ashtu dhe me PD-në.
Ende nuk dihet se cila do të jetë kryefjala e këtij takimi, por me shumë gjasa sot do të marrë përgjigje ajo çfarë është aluduar prej shumë kohësh, marrja e drejtimit të kësaj partie nga zoti. Topi.