Nishani viziton Kosovën në 30 Gusht
Tiranë- Vizita e parë zyrtare në krye të shtetit shqiptar e presidentit Bujar Nishani, do të bëhet në Kosovë.
Sipas mediave dhe Presidencës kosovare, me ftesë të presidentes Atifete Jahjaga, Nishani do të vizitojë Kosovën në datën 30- 31 Gusht.
Ambasada shqiptare në Kosovë njofton se ftesa është marrë nga Nishani, por edhe pse nuk ka një përgjigje zyrtare vizita pritet të realizohet.
Mësohet se kjo vizitë do të jetë e karakterit shtetëror, prandaj do të bëhen të gjitha nderimet e nevojshme.
Është ende herët për përcaktimin e axhendës, por pritet që të ketë edhe një manifestim popullor që mund të zhvillohet në Prizren.
/IDEA/