BQE: Do marrim masa, euro është e pakthyeshme

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi tha se ai do të dalë me masa për të mbështetur Euron gjatë javëve në vazhdim.
“Euro është e pakthyeshme”,-tha Draghi duke shtuar se normat e larta të interesit për disa obligacione të qeverive të Eurozonës ishin të papranueshme.
Ai tha se Banka Qendrore Evropiane mund të ndërhyjë në tregjet e obligacioneve për të mbështeur vendet në vështirësi.
Banka Qendrore Evropiane mbajti mbledhjen e saj të rradhës në mes të shumë spekulimeve se do të marrë veprime për të ulur kostot e huamarrjes për Spanjën. Nënkryetari i grupit bankar në Autoritetin Bankar Evropian, David Llewellyn tha se shpresat janë shumë të larta.
“Nëse asgjë s`është bërë për të ulur dhe stabilizuar kostot e huamarrjes të vendeve si Spanja dhe Italia, atehërë e ardhmja e tyre në Euro mund të vihet në pikëpyetje” theksoi Llewellyn.
Sa i takon Spanjës, BQE-ja mud të marrë vendim për normat e interesit. Në muajin korrik, BQE uli normën e saj të interesit nga 1% në 0.75%, rekordi më i ulët në historinë e Eurozonës. Të mërkurën Rezerva Federale në SHBA ndërmorri hapa të mëtejshme për të rritur ekonominë.
Ndërkohë Greqia, Portugalia dhe Republika e Irlandës kanë kërkuar një kredi ndërkombëtare kur kostot e tyre të huamarrjes arriten nivele të ngjashme. Spanja ka marrë deri më tani 100 miliardë euro për të shpëtuar bankat e saj, por nëse ka nevojë për një kreditim të plotë analistët vlerësojnë se ai mund të jetë shumë më i kushtueshëm.