E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi ligjeron ne Oksford Shqiperia i ka shanset te terheqe investitoret strategjike

Oksford 4 nentor NOA - Presidenti i Republikes Bamir Topi i shoqeruar nga Zonja e Pare Teuta Topi u prit dje ne nje atmosfere dashamirese ne mjediset e Oxford Union nga presidenti i tij Xhejms Kingston me te cilin zhvilloi nje bisede te hapur e miqesore.

Ne kete takim Topi shprehu kenaqesine e vecante dhe interesin per viziten ne mjediset e ketij universiteti i cili ne shekuj ka mbrujtur e frymezuar studente profesore studiues akademike e intelektuale nga mbare bota me ideale humaniste ne mbeshtetje te fjales se lire dhe te demokracise.

Per dike qe per here te pare qofte dhe per disa caste behet pjese e Oksfordit nje prej majave me te larta te dijes mes institucioneve arsimore ne bote kjo eshte padyshim nje nder pervojat me emocionuese qe mund te kete ne jeten e tij - u shpreh presidenti Topi duke vleresuar lart rolin qe universiteti i Oksfordit dhe stafet akademike qe prej themelimit te tij kane dhene ne edukimin e udheheqesve te shquar boterore dhe ne zhvillimin e aftesive te brezave te tere intelektualesh dhe personalitetesh te fushave te ndryshme te cilet ne momente kyce te zhvillimit shoqeror kane qene ne balle te debatit nderkombetar.

Ndersa presidenti i Oksford Union Xhejms Kingston theksoi se te gjithe studentet anetare ndihen teper te nderuar nga prania e presidentit Topi duke vene ne dukje se ne radhet e ligjeruesve te meparshem numerohen ish-presidentet amerikane Nikson Regan dhe Karter dhe shume kryetare shtetesh e qeverish nga mbare bota.

Pasi vuri ne dukje se historia e nderlikuar e Shqiperise dhe mundesia e nje te ardhmeje si anetare e Bashkimit Evropian e bejne vendin tone nje objekt interesi te thelle per studentet e Oksfordit Kingston e ftoi kreun e khtetit shqiptar te mbaje nje ligjerate para nje audience te madhe dhe shume te interesuar.
Ne ligjeraten e tij presidenti Topi pasi nenvizoi edhe nje here marredheniet e shkelqyera bilaterale mes Shqiperise dhe Mbreterise se Bashkuar si dhe angazhimin dhe vullnetin e perbashket per intensifikimin e metejshem te bashkepunimit te gjithanshme kryetari i shtetit beri nje pershkrim te situates politike dhe ekonomike ne vend.

Ai u perqendrua ne evidentimin e arritjeve te Shqiperise ne kuader te integrimit ne Bashkimin Evropian dhe atmosferen optimiste te krijuar pas miratimit te raportit per liberalizimin e vizave cfare eshte pasuar nga nje pune me perkushtim e strukturave shteterore te vendit tone per sensibilizimin e qytetareve per te drejtat e detyrimet qe rrjedhin nga ky proces.
Ne vijim presidenti vuri ne dukje disa prej potencialeve ekonomike qe ofron Shqiperia duke nenvizuar klimen e favorshme per zhvillimin e biznesit dhe duke shprehur bindjen se institucionet shqiptare do te vazhdojne te punojne me perkushtim per te rritur zhvillimin ekonomik dhe per te permbushur aspiratat integruese te shtetasve te vet.
Gjithashtu Topi nenvizoi se Mbreteria e Bashkuar vazhdon te jete partner i rendesishem e tradicional ne bashkepunimin ekonomik dhe theksoi se Shqiperia i ka te gjitha kushtet dhe kuadrin e nevojshem ligjor per te terhequr me teper investitore britanike duke synuar rritjen dhe zgjerimin e shkembimeve tregtare dhe bashkepunimit me te madh ekonomik sidomos ne sektore prioritare e strategjike per zhvillimin e qendrueshem ekonomik te vendit.

Me tej presidenti Topi ofroi nje panorame te detajuar te ndryshimeve rrenjesore qe ka pesuar rajoni i Ballkanit sidomos pas shpalljes se pavaresise se Kosoves dhe perballjes me nje realitet te ri gjeopolitik.

Shteti i ri multietnik dhe demokratik i Kosoves ka kontribuar ndjeshem ne rritjen dhe konsolidimin e paqes dhe qendrueshmerise ne rajon duke bere qe Ballkani te shkeputet perfundimisht nga e kaluara e turbullt e mbushur edhe me konflikte nder-etnike dhe te orientohet i gjithi drejt integrimit euro-atlantik dhe zhvillimit ekonomik vuri ne dukje ai duke theksuar nevojen dhe rendesine ne kete drejtim te zgjerimit te gjeografise se vendeve qe duhet te njohin pavaresine e Kosoves.

Ne kete aspekt Topi theksoi rolin e rendesishem dhe moderator te Shqiperise dhe faktorit shqiptar ne rajon per konsolidimin paqen dhe qendrueshmerine e tij si dhe ndertimin e marredhenieve dhe te nje bashkepunimi te frytshem rajonal.
n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›