E Shtunë, 31 Tetor 2026

mimi i larte i refuzimit te transparences

Hetimi parlamentar i zgjedhjeve nga opozita eshte i pranueshem edhe kur per ato zgjedhje shkruhet vetem mire. Opozita angazhon kohen dhe njerezit e saj. Nese rezulton se ka kerkuar gjilperen ne kashte paguan koston perkatese.


Keto gjera dihen. Imagjinoni tani sa i domosdoshem dhe i parefuzueshem eshte nje hetim si ky qe po kerkon qe prej nje viti opozita shqiptare per nje pale zgjedhje si ato te qershorit te vitit 2009 per te cilat edhe vete raporti i OSBE-ODHIR-it numeron disa shkelje te standardeve te Kartes se Kopenhagenit per zgjedhje te lira e te ndershme. I njejti raport nenvizon e zeze ne te bardhe se numerimi ne nje te treten e qendrave te numerimit ishte i keq dhe shume i keq.


Raporti shoqerohet me tridhjete e kater rekomandime qe ne teresine e tyre nuk referojne boshlleqe ne Kod por shkeljen e Kodit. Te mos permendim ketu te dhenat per manipulimet shqiptare te pakapshme apo ndoshta edhe te paimagjinueshme per vezhguesit e huaj sic jane futja e fleteve ne emer te emigranteve apo fabrikimi i shifrave ne procesverbale si ato qe ka denoncuar PDK pas rileximit te kutive ne qarkun e Shkodres.


Vezhguesit e huaj kane kapur vetem gjurmen e ketyre manipulimeve kur kane pikasur se numerimi ishte i keq ne nje te treten e totalit te votave. Kurse ujku fle ne kuti. Ne kutite e mbyllura si ne nje perbetim qe filloni me dhunimin flagrant te nenet 136 dhe 138 te Kodit nga KQZ dhe Kolegji Zgjedhor per te vijuar pastaj me akrobacite e vazhdueshme politike dhe juridike te kryeministrit Berisha dhe shumices se tij si e si qe hetimi i kerkuar nga opozita te shtyhet te zhvleresohet te braktiset te arkivohet.


Nga gjithe kjo sage qe ka shenuar levizjen me te madhe politike te opozites se drejtuar nga Edi Rama qe ka rikrijuar Shqiperine e bulevardeve dhe shesheve te protestes si ne ditet me te mira te manifestimit te kesaj vlere gjate ketyre njezet vjeteve te fundit qe ka vene ne levizje nje aksion te mirefillte diplomatik te institucioneve euroamerikane me dy rezoluta te posacme dhe me nje mori takimesh dypaleshe e shumepaleshe per zhbllokimin konsensual te hetimit te zgjedhjeve pra nga tere keto perpjekje dhe kunderperpjekje per fat te keq sterile ne krye te vitit shohim te kene mbetur ne tapet si koncentrati i nje reaksioni dy gjera te medha.


E para Shqiperia po te mos doje shumica parlamentare nuk ben dot hetim parlamentar te zgjedhjeve.


Ky eshte nje perfundim i hidhur per demokracine shqiptare sikurse eshte nje mesazh teper negativ qe u jepet miqve dhe partnereve tane perendimore. Ne pamjen e pare sforcimi ngecja qendrimi vendnumero dhe pamundesia e Shqiperise per te vene ne levizje nje hetim parlamentare per nje ceshtje nga me te hapurat e sistemit demokratik eshte nje akuze qe i behet legjislacionit.


Kushdo qe i merr te mireqena apo priret ti lexoje me dashamiresi justifikimet juridike te qeverise mund te mendoje per nje cast se Shqiperia paska ende nje sistem ligjor kunderthenes qe nuk e mundeson as taksativisht as normalisht te drejten e opozites per te hetuar pa lejen dhe kushtezimin e shumices ceshtje qe kane te bejne me zbatimin e Kodeve dhe ligjeve te votuara ne parlament.


Ne te vertete ky eshte nje adresim qellimisht i gabuar i vemendjes drejt nje pengese te paqene per te fshehur pengesen e vertete qe eshte mungesa e vullnetit politik.


Do te mjaftonte njohja me Kushtetuten me ligjin organik te Hetimit Parlamentar me interpretimin qe ka bere Gjykata Kushtetuese ne lidhje me objektin e hetimit parlamentar dhe se fundi edhe me ndonje prej raporteve te komisioneve te shumta hetimore qe kane funksionuar ne Kuvendin e Shqiperise gjate dy dekadave te fundit per te kuptuar se nuk ka vend per te akuzuar legjislacionin.


Legjislacioni dhe e drejta jone kushtetuese jane te standardeve europiane ne kete pike. Edhe ne Shqiperi hetimi parlamentar eshte i vetmi instrument kushtetues dhe e vetmja nisme parlamentare qe nuk kerkon nje shumice votash per tu vene ne veprim.


Zbatimi i dispozitave per hetimin parlamentar pa i vene bishta dhe pa e nakatosur me xhonglime juridike do te kishte cuar me kohe ne gjetjen e formules se zgjidhjes duke vendosur brenda parimeve te bashkepunimit nderpartiak nje formatim te ndershem e praktik te hetimit.


Megjithese ka zgjedhur te kapet pas te ashtuquajturave pengesave ligjore pra te fajesoje legjislacionin shumica nuk ka mundur te binde Europen - opoziten jo se jo - se eshte voluntariste dhe jo legaliste ne qendrimin e saj per hetimin e zgjedhjeve. Pergjate vitit Europa ka hyre pa perkthyes brenda krizes shqiptare dhe e ka kuptuar si qendron e verteta.


Ja ku vjen edhe koncentrati i dyte i kesaj krize ne permbylljen e vitit te pare te jetes se saj Shqiperia po sakrifikon marrjen ne afatin e deshiruar te statusit te vendit kandidat per ne BE. Natyrisht nuk eshte vetem ngerci parlamentar shkaku i ketij vendimi te paralajmeruar qe do te merret te marten e javes se ardhshme.


Jane edhe korrupsioni krimi gjendja e rende e sistemit te drejtesise kultura e pandeshkueshmerise e te tjera e te tjera qe do ti shohim serish te pasqyruara ne progres raportin e ri te BE-se per vendin tone. Por ngerci parlamentar eshte si ajo qershia qe terheq gjithe shporten.


Moszgjidhja e ngercit i ben partneret tane te kuptoje se pse eshte kaq i larte korrupsioni dhe pse jane kaq vulnerabel zgjedhjet ne kete vend. Kjo kambane ka rene me kohe per te gjithe ata qe kane veshe.


Mjerisht edhe ne prag te mbledhjes se dates 9 nentor shumica qeveritare ka pakujdesine te publikoje nje qendrim qe nuk mund te mos shkaktoje minimalisht habi edhe ne aulat me modeste te demokracise perendimore.


Listohen si leshime qe i behen opozites pjesemarrja ne komisionin hetimor apo dhenia e kryetarit opozites kur dihet se ne te gjitha komisionet hetimore te ngritur deri me sot kryetarin e ka pasur sipas ligjit grupi qe ka kerkuar hetimin edhe ne paste qene pakice e pakices. Jepet si garanci zbatimi i vendimeve te gjykates


Granati te tilla per gjera qe jane te detyrueshme jepen vetem nga ata qe e mbajne veten mbi ligjin Kerkohet zgjatja e afatit te hetimit nga pala qe nuk ka interes per hetimin duke dekonspiruar lexueshem taktiken e zvarritjes pa fund te procesit.


Dhe kur i vjen radha ceshtjes qe perben thembren e Akilit te gjithe kesaj historie pra percaktimit te objektit te hetimit shumica i drejton opozites nje kerkese apo nje sugjerim pa precedent te shkoje te marre nje leje apo nje okay ne gjykaten e Strasburgut dhe ne komisionin e Venecias pa te kthehet ne Kuvendin e Shqiperise.


Nuk kam degjuar ndonjehere qe ndonje opozite ne bote te shkoje te marre leje paraprake per nismat e saj parlamentare ne ndonje Gjykate vendase apo te huaj. Kjo eshte me shume se qesharake Kjo eshte lajthitje. Ka vetem nje leshim per opoziten ne qendrimin e qeverise lenia e shumices se komisionereve opozites.


Por edhe ky leshim ka fatin te zhduket kur te votohet raporti perfundimtar ne Kuvend. Nderkaq ky leshim eshte nje pike ne det perballe absurditeteve qe nuk i permendem te gjitha. shte e paimagjinueshme te luhet ne kete shkalle me endrren per integrim. shte e paimagjinueshme te sakrifikohet integrimi sepse nuk duam te bejme transparencen e zgjedhjeve.


Ndergjegjja demokratike nuk do te pajtohej me refuzimin e hetimit parlamentar edhe sikur te mos humbnim asgje nga ky refuzim. Por kur shohim se i larte eshte cmimi i ketij refuzimi vetvetiu te shkon mendja te gjendja e paperfytyrueshme e kutive ose te mungesa totale e profesionalizmit ne politikeberje.


Disa perfaqesues te qeverise po thone se opozita e ka demagogji por nuk e do transparencen. Nganjehere me vjen te mendoj edhe une afersisht si ata qe opozita ne planin e interesit te ngushte politik ska cfare e do me transparencen.


Ne kete plan ajo ka arritur me shume se sa do te kishte arritur po te ishin hapur kutite. Por vendit nuk i vlen loja e ketij niveli. Nuk na duhet nje opozite qe mbledh piket qe humbet pushteti. Na duhet nje opozite qe fiton piket e veta. Dhe kryesorja na duhet te fitojme te gjithe zgjedhjet e lira e te ndershme qe kalojne nga hetimi i zgjedhjeve te kaluara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›