Bolivi-Tirane rruga e kokaines e shperndarja neper lokalet e nates

Pas Holandes malli do te mberrinte ne La Valeta te Maltes dhe qe andej ne portin e Durresit ku e prisnin dy shqiptare. Te gjitha detejet pas arrestimit te biznesmenit Pelushi ne kerkim nje i dyte. Skaneri ne Holande zbuloi kokaine drejt Shqiperise
TIRAN- Prokuroria ka dhene dje detaje lidhur me sasine e madhe te kokaines kapur dje ne Tirane. Pas peshimit te droges eshte deklaruar se ajo eshte 8 kg dhe jo 10 sic ishte njoftuar nje nate me pare nga policia. Sasia e sekuestruar mbremjen e se martes ne momentin qe po shkarkohej nga nje kontenier i mbushur me oriz ishte nisur nga qyteti Santa Kruz Santa Cruz e Bolivise me destinacion portin e Durresit. Droga eshte zbuluar fillimisht nga autoritetet portuale te Roterdamit ne Holande.
Ky fakt u konfirmua dje nga prokurori i ceshtjes Ened Nakuci gjate nje konference per shtyp ku dha detaje te hetimit nje mujor te kryer ne bashkepunim me autoritete holandeze malteze Malte dhe shqiptare. Mesohet se droga ishte fshehur ne mesin e kontenierit te mbushur me 150 mije ton oriz i ngarkuar ne qytetin Santa Cruz te Bolivise dhe qe kishte destinacion portin e Durresit.
Sipas burimeve te prokurorise konfirmohet se emri i personit qe e ka nisur dergesen eshte shqiptar por mendohet se mund te jete emer fiktiv. Droga e paketuar ne 26 pako ishte vendosur brenda konteinerit me oriz. Vlera e saj ne gjendje te paster kap shifren e 500 mije eurove kurse vlera e shitjes per shkak te perzierjes dhe tregtimit shkon 1 milione deri ne 1.5 milione euro.
Droga eshte dorezuar ne nje nga portet e shteteve te Amerikes se Jugut. Qe andej me anije transporti eshte nisur per ne Evrope ku ne portin e Roterdamit ne momentin e nderrimit te anijeve kontenieri eshte skanuar nga policia ku kane identifikuar dhe zbuluar kokainen e fshehur brenda saj. Menjehere autoritetet portuale kane lajmeruar oficerin e kontaktit ne Tirane qe njeherazi mbulon punet konsullore te shtetit te Belgjikes Holandes dhe Luksemburgut i cili ka marre kontakte me Zyren e Marredhenieve Juridiksionale me Jashte ne Prokurorine e Pergjithshme duke i njoftuar per rastin. Ne kete kohe zyrtaret e organit qendror te akuzes kane kontaktuar me drejtuesin e Prokurorise se Krimeve te Renda prokuror Olsian elen ku edhe kane kryer regjistrimin e procedimit penal duke organizuar punen per te kryer operacionin e dorezimit te kontrolluar dhe arrestimin e pritesve te droges ne operacionin e koduar Kontenieri Latin. Me pas autoritetet holandeze kane kontaktuar me autoritetet portuale te La Valetas ne Malte qe mos te sekuestrojne drogen duke lejuar kalimin transit drejt portit te Durresit ku edhe ka mberritur ne oret e hershme te mengjesit se martes.
Dy te arresturit priten mallin ne Durres
Me te mberritur ne Durres kontenieri ku ndodhej kokaina sipas te dhenave te Prokurorise per Krime te Renda kane filluar procedurat e zhdoganimit te mallit nga nje agjenci shpedicioni e cila ishte kontaktuar nga njeri nga te arrestuarit qe rezulton te jete pronari i nje firme import - eksporti.
37- vjecari Eduard Pelushi dhe shoqeruesi i tij 23- vjecari Ergys Salku qe te dy banues ne Tirane se bashku kane shkuar ne Durres duke kryer te gjitha procedurat ligjore te zhdoganimit me pas e kane shoqeruar kontenierin e mbushur me orizi ne ambientet e brendshme te Drejtorise se Doganes ne hyrje te kryeqytetit duke e paguar doganen e mallit te ardhur nga Bolivia.
Me pas te dy se bashku dhe kater punetore krahu jane larguar qe aty per te shkarkuar mallin. Sipas burimeve nga prokuroria mesohet se Eduard Pelushi eshte pronari i nje firme qe merret me export-importe nga vendet e largeta te Amerikes se Jugut prej vitesh. Dyshohet se Pelushi eshte bashkepronari i 8 kg kokaine se bashku me nje biznesmen tjeter te shpallur ne kerkim me inicialet D.B. qe ne momentin e fillimit te operacionit te arrestimit te 34- vjecarit Pelushi dhe 23- vjecarit Salku ka mundur te ike dhe ti shmanget prangave te policise.
Biznesmeni D.B. qe mendohet se ne emer te firmes se tij ka ardhur edhe kontenieri i mbushur me oriz eshte personi kryesor i ketij rrjeti te trafikut nderkombetar te lendeve narkotike. Gjithashtu burimet e prokurorise saktesuan se pervec biznesmenit D.B. eshte shpallur ne kerkim edhe nje person tjeter emri dhe inicialet e te cilit nuk behen te ditur. Emrat e Pelushit dhe personit ne kerkim D.B figurojne edhe ne listen e biznesmeneve ne QKR si dhe ne Dhomen e Tregtise.
Ne 2007 Pelushi u grabit ne Argjentine
Me 10 dhjetor 2007 i arrestuari i djeshem i dyshuar si porositesi dhe pronari i kokaines se bllokuar biznesmeni Eduard Pelushi eshte grabitur prane hotelit Santa Fe ne qytetin argjentinas te San Lorencos. Ky fakt eshte publikuar ne mediat e asaj kohe ndersa vete biznesmeni Pelushi ka rrefyer ngjarjen duke treguar se si grabitesit me pistolete ne dore i kishin marre nje shume prej 2 mije dollaresh amerikane oren e dores dhe nje aparat celular qe kishte me vete.
Kjo vjedhje sipas shkrimit te botuar ne gazeten Koha Jone ne dhjetor te vitit 2007 eshte kryer mbremjen e se henes se dates 10 dhjetor ne ora 2230 minuta kur biznesmeni Pelushi po afrohej per tek hoteli ku banonte. Ne ate moment te arrestuarit Pelushi i eshte ndaluar nje makine me dy dyer para kembeve nga ku kane dale tre persona me arme ne dore. Te tre te rinjte ne zonen De Las Casas shume prane hoteli Santa Fe-se i kane vene pistoleten ne koke duke i kerkuar sendet me vlere dhe parate qe kishte ne xhep. Sipas deshmise se vete Palushit grabitesit i kishin marre 2 mije euro oren e dores dhe nje aparat celular. Grabitja mesohet se ka ndodhur pasi biznesmeni Pelushi kishte perfunduar nje bisede dy paleshe ne zonen e Rozarios dhe te Mendozes me disa prodhues vendas te veres per te ardhur me pas drejt Shqiperise.
Itinerari hetuesit ndoqen mallin nga Durresi ne Yzberish
Mengjesin e te martes anija qe transportonte kontejnierin e mbushur me oriz me origjine nga Bolivia mberriti ne portin e Durresit duke u ankoruar ne nje nga kalatat e tij. Kontejnieri i mbushur me oriz qe vinte nga Bolivia menjehere pas mberritjes se tij u shkarkua ne nje kamion te parkuar prane sheshit te trageteve te mallrave. Nje agjenci spedicionere ka kryer procedurat e kalimit te mallit nga porti i Durresit ne drejtim te Doganes se Tiranes. Brenda kontejnierit me kapacitet prej 150 tone ndodhej edhe lenda narkotike kokaine ishte e paketuar ne 26 pako te vogla secila prej te cilave kishte nje sasi prej rreth 370 gram secila.
Kamioni udhetoi pasditen e se martes nga Porti i Durresit ne drejtim te Doganes se Tiranes dhe ne oren 1630 kamioni perfundoi procedurat e zhdoganimit te mallit nje sasi prej rreth 150 tone oriz. I gjithe rrugetimi i automjetit eshte ndjekur nga oficeret e Hetimit te Antidroges se Policise se Shtetit dhe te Prokurorise se Krimeve te Renda te cilet per asnje cast nuk kane prekur kamionin ne pritje te mberritjes se personit qe do te merrte ne dorezim mallin. Pas perfundimit te procedurave ne dogane drejtuesi i mjetit eshte nisur ne drejtim te Yzberishtit ku duhej te kryente dorezimin e kontejnierit te mbushur me oriz ndersa ne mes te ngarkeses ishte fshehur sasia e droges. Kur mjeti mberriti aty disa persona te thirrur me pagese nga pronaret e mallit nisen te benin shkarkimin e orizit. Punetoret e krahut duke qene se do merrnin nje pagese te konsiderueshme prej 30 mije lekesh nuk hezituan te punonin me shpejtesi per te shkarkuar mallin.
Sapo gjysma e thaseve me oriz te shkarkuar kapen gjysmen e kontejnierit doli malli i paketuar ne tete pako ndryshme dhe i mbeshtjelle me natriban. Ne kete moment mesohet se nje nga te arrestuarit ka marre dy nga pakot me kokaine dhe i ka futur ne nje veture te markes Mercedez- Benz me te cilen ata kishin mberritur ne vendin ku shkarkohej malli. Sapo qeset u sistemuan ne veture perballe personave ia behen efektive te Drejtorise Operacionale dhe ata te Antidroges qe kryen bllokimin e mallit ne flagrance. Gjate kontrollit te kryer policia bllokoi nje pistolete. Nuk eshte dashur me pune dhe te gjithe personave iu jane vene prangat duke derguar ne policine e kryeqytetit shtate vete si te dyshuar per trafikun e droges.
Pritesit e mallit nisen te dhurojne thase me oriz
Te arrestuarit per nje moment menduan se tashme ia hodhen dhe do te beheshin te pasur pasi vlera e kokaines kapte thuajse gjysme milioni euro ata iu kerkuan edhe njerezve te tjere te shkarkonin oriz dhe ta merrnin me vete ne shtepi. Ky veprim iu ka lene hetuesve shijen e nje levizjeje tipike te trafiklanteve te droges te cilet mallin ne raste te tilla ua shperndajne te varferve.
Policia trafikanteve Paguani hamejte per punen qe bene
Ne momentin qe policia nderhyri per te bllokuar te akuzuarit u ndaluan edhe disa persona te tjere qe sipas drejtuesve te operacionit nga prokuroria e Krimeve te Renda dhe zyra e Antidroges ishin thjesht hamej. Duke qene se ata nisen te justifikoheshin se nuk dinin cfare po ndodhte dhe se ishin thjesht hamej policia iu kerkoi dy personave te identifikuar si pritesit e mallit I keni paguar personat qe po shkarkojne orizin pritesit e kokaines iu pergjigjen se nuk i kishin paguar- Atehere jepuni leket. Mesohet tiu kete thene nje nga drejtuesit e hetimit ne vendin e ngjarjes. Te gjendur ne nje situate te tille te ndaluarit paguan plot 30 mije leke te vjetra secilin prej personave qe kishin thirrur per te shkarkuar mallin. Pasi hamejte futen parate ne xhep menduan se gjithcka mbaroi per ta por jo. Drejtuesit e operacionit iu kerkuan te nisnin serish te ngarkonin mallin pasi ai do te bllokohej ne cilesine e proves materiale ne Drejtorine e Policise se Tiranes per llogari te Prokurorise se Krimeve te Renda.
Kokaina ne lokalet e nates ne Tirane
Kokaina e cilesuar edhe si droga e te pasurve ka nisur te perhapet gjeresisht edhe ne tregun shqiptar. Pas viteve te para kur shqiptaret konsumonin heroine apo petidine nisi te zinte vend kokaina. Me nje cmim qe shkon zakonisht rreth tete mije leke te reja per nje gram nuk mungojne cmimet ekstreme ne varesi te asaj qe ofrohet te cilat shkojne deri ne 100 euro grami kokaina nisi te populloje baret e nates ne kryeqytet. Droga konsumohet duke e thithur nga hunda dhe ndryshe nga heroina apo petidina ajo nuk behet me injeksion.
Shitesit e kokaines ne kryeqytet i kane ndare zonat e tyre ku me e preferuara dhe e kerkuara eshte ish-Blloku. Kokaina shitet ne lokale nate nga persona te caktuar qe njihen nga punonjesit e lokalit apo vete klientet e perhershem. Shperndaresit gjithmone ne ndjekje nga policia nuk i besojne lehtesisht cdo bleresi dhe per kete arsye shitja behet permes nje sekseri qe zakonisht eshte kamerieri ose banakieri i lokalit. Ne shume raste edhe prostitutat apo taksite e nates sherbejne si ure lidhese mes klienteve dhe shperndaresve. Ne te gjitha rastet ekziston marredhenia e besimit pasi shperndaresi i druhen faktit qe bleresi ne te vertete mund te jete nje polic i maskuar. Shitja dhe konsumimi i miellit behet kryesisht ne banjat e lokaleve te nates ne kryeqytet. Pak e shume dihen edhe lokalet ku mund te gjesh lehtesisht kokaine. Nderkohe shitjet e medha te kesaj lende narkotike kryhen gjithmone ne periferi te Tiranes.
Egzistojne dhe perdorues jashte bareve te nates perdorues individuale te cilet kane nje njeri te vetem te besuar qe i furnizon. Ata jane kryesisht njerez qe kane mundesine financiare te perballojne cmimin e kripur te kesaj droge sa here e deshirojne. Perdorimi mund te jete edhe i pernatshem. Kokaina njihet si droga efekti i se ciles eshte i forte por i shkurter.
Te arrestuar
Ergys Salku 23 vjec nga Tirana
Eduard Pelushi 37 vjec biznesmen nga Tirana
Ne kerkim
D.B. - biznesmen nga Tirana
Bolivia vendi i varfer ne zemer te Amerikes Latine
Bolivia eshte shtet qe ndodhet ne qender te Amerikes se Jugut ku ne veri dhe lindje kufizohet me Brazilin ne jug me Paraguajn dhe Argjentinen dhe ne perendim me shtetin e Kilit dhe Perune. shte nje vend pa dalje ne det dhe ka nje popullsi qe llogaritet ne 10 milione banore. Ka nje nivel te varferise rreth 60 te popullsise. Aktivitetet kryesore ekonomike te saj perfshijne bujqesine pylltari peshkim miniera dhe mallrat e prodhimit te tilla si tekstile veshje metale te rafinuar dhe vajguri. Bolivia eshte shume e pasur me minerale sidomos kallaji. Bolivia eshte Republike Demokratike e ndare ne nente departamente.