Topi ligjvënesve maqedonas: Zbatoni Marrëveshjen e Ohrit
SHKUP-
Topi ligjvënesve maqedonas: Zbatoni të plotë Marrëveshjen e Ohrit
Ora 14:00- Presidenti Bamir Topi vlerësoi sot në fjalën e tij të mbajtur para parlamentit maqedonas se Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është elementi kyc në stabilitetin e Maqedonisë në vecanti dhe dhe rajonit në përgjithësi.
“Marrëveshja Kornizë e Ohrit mbetet shembull i kompromisit jo vetëm politik, por edhe i paqes ndëretnike në Republikën e Maqedonisë. Zbatimi i plotë i saj është element kyç për stabilitetin e Maqedonisë dhe të ardhmen e saj evropiane”, citon zyra për shtyp fjalën e Presidentit Topi.
Sipas kreut të shtetit shqiptar, “Kjo kornizë e rëndësishme ligjore i ka paraparë të gjithë qytetarët e Maqedonisë të barabartë përpara ligjit dhe Kushtetutës duke u garantuar shqiptarëve të drejtat e tyre, të drejtën e shkollimit në gjuhën amtare dhe të përdorimit të saj, të përdorimit dhe respektimit të simboleve kombëtare, historike e kulturore, të përfaqësimit të drejtë të tyre në institucionet e Maqedonisë dhe një zhvillim harmonik ekonomik në zonat dhe rajonet ku ata jetojnë dhe punojnë në të mirë të familjeve dhe të vendit të tyre”.
Ndaj sipas Presidentit shqiptar, realizimi në kohë e me sukses i marrëveshjes kërkon kontributin dhe bashkëpunimin e të gjitha forcave politike në Maqedoni dhe institucioneve të saj.
Në fjalën e tij para ligjvënësve të Maqedonisë, Topi përvecse në marrëdhëniet e shkëqyera mes dy vende u përqëndrua dhe në integrimin e këtyre dy vendeve.
“Të bindur se vetëm ndërtimi i marrëdhënieve miqësore, të fqinjësisë dhe bashkëpunimit është në interes të popujve dhe shteteve tona, gjatë viteve të shkuara kemi investuar shumë për përparimin e tyre, duke arritur sot këtë nivel të lartë të bashkëpunimit dhe të miqësisë midis Republikës së Shqipërisë e Republikës së Maqedonisë”.
Sipas Topit, politika e heqjes reciproke të vizave për qytetarët e dy vendeve ka shtuar bashkëpunimin në shumë aspekte.
Presidenti vlerësoi gjithashtu se mirëbesimi mes popujve krijoi stadin qe kufiri i përbashkët shqiptaro-maqedonas të kthehet në një kufi evropian, i sigurt dhe modern.
Por, Topi theksoi se tu mundësosh qytetarëve integrimin, është një detyrë e përgjegjësi historike dhe se për këtë nuk ka kohë për të humbur. “Ky është angazhimi ynë për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe, njëkohësisht, mirënjohje për brezat e kaluar që iu përkushtuan paqes e demokracisë”.
Shqipëria, tha Topi, është një vend anëtar I NATO-s dhe një mik I sinqertë I Maqedonisë që mikpret anëtarësinin e këtij shteti në këtë union.
“Tashmë ju keni një mik të sinqertë dhe të përkushtuar brenda kësaj Aleance e cila mirëpret anëtarësimin e vendit tuaj”, theksoi para ligjvënësve maqedonas Topi duke shprehur njëkohësisht dhe arritjet e Maqedonisë në procesin e liberalizimit të vizave.
Maqedoni, Topi takon Ivanov
Ora 12:00-Presidenti shqiptar Bamir Topi ka cilësuar sot nga Shkupi se Maqedonia dhe Shqipëria janë dy vende që kanë një rol kyc për stabilitetin rajonal në Ballkan. Deklarata u bë gjatë takimit që Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi kreu sot me Presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.
Fillimisht, Kryetari i Shtetit shqiptar së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi dhe delegacionin që e shoqëron, u pritën me një ceremoni të posaçme zyrtare mirëseardhjeje nga Presidenti i Maqedonisë, Ivanov, në Rezidencën Presidenciale në Shkup. Më pas Topi dhe homologu i tij Ivanov patën një takim kokë më kokë dhe në përfundim të tij dhe në përfundim të takimit, Presidenti Topi dhe Presidenti maqedonas Ivanov dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në konferencë secili prej Presidentëve vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve, sidomos atë në aspketin ekonomik si dhe shprehën mendimin që ky bashkëpunim duhet të rritet edhe më tej.
Synimi kryesor sipas Ivanov dhe Topit për Shqipërinë dhe Maqedoninë mbetet integrimi i dy vendeve në BE. Ivanov shprehu dëshirën që edhe Maqedonia të integrohet së bashku me Shqipërinë në strukturat Euroatlantike të NATO-s.
Duke u ndalur në stabilitetin e rajonit, Topi vlerësoi se Maqedonia e Shqipëria kanë rol kyc për këtë cështje. Në këtë pikë Topi nga ana e tij bëri apel për zbatimin e Marëveshjes së Ohrit.
Topi, nisi vizitën zyrtare në Maqedoni
Ora 07:00-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi në krye të një delegacioni zyrtar ka filluar dje në mbrëmje një vizitë zyrtare të Republikën e Maqedonisë.
Kjo nuk është vizita e parë e Presidentit Topi në Maqedoni, por është vizita e tij e parë zyrtare në këtë republikë fqinje. Presidenca shqiptare e cilëson vizitën si mjaft të rëndësishme. Kjo duket edhe nga axhenda e ngjeshur, e cila parashikon për nesër një takim me Presidentin Gjeorgje Ivanov dhe një konferencë të përbashkët shtypi.
Më pas do të ketë takime të posacme me kryeministrin Nikola Gruevski, kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski dhe rreth orës 13:00, një fjalë përpara deputetëve maqedonas në sallën plenare të Parlamentit. Një fjalim që do të përfshijë të tëra aspektet e marrëdhënieve shqiptaro-maqedonase.
Axhenda e Presidentit shqiptar më pas do të vijojë me vizitë në shtëpinë e Nënë Terezës, te monumenti i Skënderbeut dhe me takime të vecanta me faktorin shqiptar.
Shumë e ngjeshur do të jetë edhe dita e dytë e vizitës.
Pas përshëndetjes në forumin ekonomik shqiptaro-maqedonas, Presidenti Topi do të vizitojë Tetovën ku do të takohet me kryetarin e komunës Sadi Bexhetin. MIkpritësi i kësaj vizite Sadi Bexheti, së bashku me presidentin Topi do të vizitojnë edhe dy monumentet kulturore-fetare në Tetovë, si Xhaminë e Larme dhe Arabatin Baba Teqe. Nga ana e komunës nuk janë zbuluar detaje tjera lidhur me vizitën e presidentit shqiptar por vetëm kanë bërë të ditur se Topi do të arrijë në orët e paraditës në komunë.
Në Universitetin e Tetovës do t’i jepet titulli “Doctor honoris causa”. Kurse në qytetin e Dibrës, komuna do t’i akordojë titullin “Qytetar nderi”.
(d.b/BalkanWeb)