E Diel, 1 Nëntor 2026

"Romeo e Zhulieta" Vepra e Shekspirit tani ne Twitter

LONDER- Një prej pjesëve më të famshme të Shekspirit iu nënshtrua një përshtatje me shekullin 21 të hënën e kaluar. Një version i ri i "Romeo e Zhulieta" do të shfaqet përmes mesazheve Twitter e përmes pamjeve të përcjella në sitin e intenertit Youtube. Titulluar "Një cicërimë kaq e dëshpëruar", ky eksperiment është një bashkëpunim ndërmjet Kompania Mbretërore Shekspiriane e Madlerk, e cila realizon argëtime për telefonat celularë. Organizatorët kanë ideuar një linjë bashkëkohore të bazuar deri diku në tragjedinë origjinale, ndërkohë që aktorët do të improvizojnë pjesën tjetër përmes batutave që kanë nisur të shfaqen në sitin e internetit www.suchtweetsorrow.com. Shfaqja do të zgjasë pesë javë duke iu dhënë mundësi personazheve të ndërveprojnë jo-vetëm mes tyre por edhe me publikun online.

Secili personazh shkruan batutat e tij, i bazuar në një pjesë të tragjedisë shekspiriane. Kështu dy familjet kanë emrat origjinalë Montag e Kapulet të cilat janë në hasmëri prej vitesh si pasojë e një përplasje tragjike me makinë në një qytet të paemër anglez në vitin 2000. Ngjarjet zhvillohen në shekullin XXI ndaj personazhet kryesorë përshtaten me kohët moderne. "Romeo ka dëshirë të luajë në kompjuter, të shkojë në pab, të dehet, të lozë futboll" tha James Barrett, i cili interpreton Romeon. Juliet, e cila interpretohet nga aktorja Sharlot Uejkfild, sapo ka mbushur 16 vjeç ndaj vret mendjen nëse duhet të organizojë një festë për ditëlindje. Ajo përcjell në internet një video, përmes sitit të internetit Youtube, në të cilën shfaqen pamjet e dhomës së një adoleshentje.

Uejkfild, e cila e ka frekuentuar edhe më parë sitin e internetit Twiter, tha se do ta kishte të vështirë të bënte ndryshimin mes vetes dhe personazhit. "Unë kam adresën time në sitin e internetit Twiter ndaj do ta kem paska të vështirë në këtë rast. Nganjëherë harron, nganjëherë thua me vete 'Jam Xhulieta apo vetja ime?' Kam mëse një vit që e përdor këtë sit interneti, por përshtatja me lojën e personazheve të tjerë kërkon një impenjim akoma më të madh e njëkohësisht mbart vështirësi" tha ajo.
Interpretimi i roleve do të kërkojë që aktorët të jenë tërësisht në brendësi të personazheve gjatë tërë kohës, diçka që Barret e Uejkfild e cilësojnë si sfidë. "Robert De Niro për shembull ngau një taksi për muaj me rradhë para se të bëhej taksist. Ne do të jetojmë jetët e Romeos e Xhulietës ndaj do të flasim pareshtur për ta" tha Barrett. "Duhet të mësojmë diçka tërësisht të re e të paprovuar nga askush ndaj ne po mësojmë nga njëri tjetri, po mësojmë ndërsa eksperimentojmë" shtoi Uejkfild.

"Deri më sot interesi ynë për internetin ka pasur lidhje me teknologjinë. Tashmë interesi ynë ka nisur të ketë gjithnjë e më shumë lidhje me përmbajtjen. Ndaj ne zgjodhëm këtë mënyrë për të rrëfyer një histori të njohur në një format disi ndryshe" tha Charles Hunter, producent i Madlerk.
(perktheu Sokol Topi/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›