E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi me Thaçin:E ardhmja jonë e përbashkët, në BE

Kreu i shtetit Bamir Topi është takuar sot në Tetovë me Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi. Gjatë takimit me kreun e PDSH-së, Topi I bëri thirrje shqiptarëve të jetojnë në harmoni me maqedonasit dhe të ndërtojnë mentalitet të përbashkët evropian.
 

“Ju bëj thirrje të vazhdoni të jetoni në paqe dhe harmoni mes vete dhe me maqedonasit në Maqedoni, me qëllim të ndërtimit të mentalitetit të përbashkët për shkak se ardhmëria jonë është në Evropën pa kufij dhe Ballkanin pa kufij. Tani është kohë tjetër edhe për ne edhe për fëmijët tanë”, deklaroi presidenti Topi në Tetovë.

Ai theksoi se historia i ka ndarë shqiptarët me kufij administrativ, por rikujtoi se zemrat e tyre rrahin për shkak se flasin gjuhën e njëjtë dhe kanë kulturë e traditë të përbashkët.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›