Bostinaru: PE mbështet marrjen e statusit kandidat nga Shqipëria

Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian mbështet marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria.
Kështu është shprehur Eurodeputeti rumun Victor Bostinaru në mbledhjen e Komitetit të Politikës së Jashtmenë PE ku ka qënë i pranishëm edhe deputeti socialist Taulant Balla.
Bostinaru ka nënvizuar nevojën e rezultateve konkrete në përmbushjen e prioriteteve ndërsa vlerësoi rolin që grupi socialist ka luajtur dhe po luan në Kuvendin e Shqipërisë për përgatitjen dhe miratimin e ligjeve që kërkojnë 3/5 e votave.
Ndërsa Zv. Presidenti i Grupit zoti Libor Roucek bëri një prezantim të ecurisë dhe sfidave të procesit të integrimit europian të Shqipërisë duke iu referuar prioriteteve të përcaktuara nga Komisioni Europian.