Topi me kreun e sipermarrjes amerikane Klime e favorshme per biznes
Presidenti Topi pret delegacionin e Bordit te Fondit shqiptaro-amerikan te Sipermarrjes te kryesuar nga zoti Majkell Granof
Tirane 7 tetor 2010 NOA - Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi priti sot ne Presidence dhe zhvilloi nje takim te ngrohte e miqesor me delegacionin e Bordit te Fondit shqiptaro-amerikan te Sipermarrjes AAEF te kryesuar nga drejtuesi i tij zoti Majkell Granof.
Topi vleresoi marredheniet e shkelqyera ne te gjitha fushat mes Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes si nje nga aleatet dhe partneret strategjik me te rendesishem te vendit tone si dhe shprehu mirenjohjen per perkrahjen e vazhdueshme dhe mbeshtetjen e panderprere duke cmuar me kete rast kontributin dhe bashkepunimin e frytshem me Fondin shqiptaro-amerikan te Sipermarrjes edhe ne drejtim te pergatitjes se drejtuesve shqiptare ne fushen e sipermarrjes.
Kryetari i shtetit beri nje pershkrim te shkurter te situates politike dhe ekonomike ne vend dhe vuri ne dukje disa prej potencialeve ekonomike qe ofron Shqiperia duke nenvizuar klimen e favorshme per zhvillimin e biznesit dhe duke shprehur bindjen se institucionet shqiptare do te vazhdojne te punojne me perkushtim per te rritur zhvillimin ekonomik dhe per te permbushur aspiratat integruese te shtetasve te vet.
Ne kete kontekst Topi tha se miratimi nga ana e Parlamentit Evropian i Raportit per liberalizimin e vizave me Shqiperine eshte nje ngjarje e madhe dhe merita u takon qytetareve politikes dhe institucioneve shqiptare.
Ndersa Granof e quajti nje dite historike qe do te mbahet mend gjate ne kujtesen e kombit duke vene ne dukje edhe kontributin e rendesishem te dhene ne drejtim te pajisjes se qytetareve shqiptare me pasaporta biometrike.
Kreu i Bordit te Fondit Shqiptaro-Amerikan te Sipermarrjes AAEF Majkell Granof dhe delegacioni qe e shoqeron informuan rreth punes dhe planeve te tyre ne Shtetet e Bashkuara si dhe rreth vizitave te ardhshme te Bordit me synim dhenien e ndihmeses ne zhvillimin e metejshem te ekonomise shqiptare nepermjet bashkepunimit me sipermarresit shqiptare financimit te projekteve te rendesishme dhenies se pervojes amerikane te biznesit etj.
Gjithsesi zyra per shtyp e Presidences nuk dha asnje detaj se cfare projektesh jane piketuar per investim ne Shqiperi.
e.r/NOA