E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi merr pjese ne lumturimin e papes Gjon Pali II

Presidenti i Republikes Topi dhe Zonja e Pare Teuta Topi me ftese te Selise se Shenjte te Shtetit te Vatikanit do marrin pjese ne ceremonine e shenjte te Lumturimit te Papes Gjon Pali II e cila do te mbahet ne Baziliken e Shen Pjetrit ne Rome.

Ne meshen solemne qe pritet te zhvillohet me kete rast do te jene te pranishem mjaft personalitete te larta te Papatit te Vatikanit drejtues e perfaqesues te larte te shtetit italian kryetare shtetesh te vendeve evropiane e boterore dhjetera e mijera pelegrine besimtare e bashkeatdhetare polake e qytetare te tjere nga mbare bota.

Ky lumturim vjen pasi Selia e Shenjte vertetoi se Papa Gjon Pali ka kryer te pakten nje mrekulli. Me dekretin e miratuar nga Papa Benedikti XVI procesi i Lumturimit apo shpallja e Papes Gjon Pali II i bekuar shenoi nje hap vendimtar drejt shenjterimit te tij.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›