Hija e Kadarese
Sa here qe dua te gjej nje kuptim per gjithcka te mbrapshte e pa kuptim qe shtillet ne kete vend apo sa here dua qe te kuptoj se perse nga mengjesi ne darke ne mbytemi nga llava e nxehte dhe e trashe e mediokritetit kolektiv ne gjithe keto here pra une i kthehem dhe rishfletoj nje nga romanet me te bukura te Kadarese Hija. Sot ne jetojme nje nga cmendurite me zbavitese. Ne arealin e jetes publike shqiptare ty te takon te ndeshesh lexues te pasionuar shtypi dhe adhurues te germave te renditura ne gazete qe befas behen gazetare lexues te kultivuar librash pra adhurues te cmendur te germave qe radhiten ne leter dhe pasionante te afshit te nderrimit te fleteve ne netet pa gjume te cilet pas nje shterzimi te gjate vendosin te behen shkrimtare. Ne jemi nje vend i dalluar folklorik qe kultivojme pasionante te letres se shkruar. Nderkaq epoka e internetit sic vene me te drejte ne dukje filozofet e gjuhes i ka fshire kufijte e roleve ne komunikim. Tani nuk ka me pushtet mbi lajmin qe do te thote se askush nuk mund ta fshehe ate sepse mjafton edhe nje telefon i thjeshte qe lajmi te behet publik. Rrjetet e medha te lidhjeve shoqerore i kane fshire dallimet mes autoreve publikut dhe lexuesit. Sot te gjithe jane autore dhe te gjithe mund te gjykojne gjithcka. Jeta publike i ngjet nje sheshi gjigant ne te cilin mijera njerez mund te gjykojne nje njeri dhe edhe mund ta shqyejne ate ne kuptimin figurativ ashtu si edhe mund te shkembejne mendime me njeri-tjetrin pa qene te detyruar qe njeri te mbaje rolin e opinionberesit dhe tjetri te opinionmarresit. Mirepo me figura te tilla pra me gjeni te tille sic eshte Kadareja ne kete rast beteja behet me joshese dhe dyluftimi me intrigues. Megjithate edhe ne kete rast perseri me vjen ndermend romani i tij i mrekullueshem Hija.
Keshtu megjithese duhet te kete qene mars dhe me gjithe ato medyshje e emocione te turbullta me gjithe nje si pezem qe per shume arsye e vuajme te gjithe ne keto kohe kete roman dhe cdo gje tjeter qe boton Kadareja ashtu sic me ndodh edhe me Markezin i lexoj qe ate nate. Nuk mund te shkruhet shqipja lirike me bukur se kaq dhe... pastaj nuk e mbaj mend ndoshta duhet te kete qene kohe zgjedhjesh ndoshta kohe sherresh nuk e di po Hija mbeti diku e shtresuar ne kujtese dhe kurre nuk e kam kuptuar se perse atehere kur pothuajse e kisha harruar fare ajo me dilte ne perfytyrim madje pikerisht atehere kur nuk mbaja mend asgje me kujtohej Hija me kujtohej si nje margaritar qe e kisha pare por nuk e mbaja mend se ku e kisha futur nuk mbaja mend vezullimin ngjyrat dhe duhet ti rikthehesha prape ashtu sic bera tani kur emri i Kadarese u ndot nga sterkala balte dhe u mbllacit neper rrotat e nje mulliri te vjeter qe bluan krunde per ti perzier me trahanane e trashe qe ngjyrosin ne darke spektatoret e xhindosur te teatrit amator te kooperatives sone te madhe e malore njekohesisht.
Prusti Kadare dhe stili
Dijetaret qe merren me letersine e rrymat e ndryshme te mendimit kritik qe nga historia e letersise e deri te pragmatika asnjehere sic e pranojne edhe ata vete nuk kane arritur te japin nje mendim shterues se perse nje veper letrare eshte e bukur perse nje shkrimtar eshte gjeni perse magjia e nje shkrimtari te madh transferohet nga brezi ne brez. Ndoshta Prusti ka pasur te drejte kur shkruante per pranine e gjuhes se huaj brenda gjuhes sone. Ai shkruante librat e mrekullueshem jane shkruar me nje lloj gjuhe te huaj... shkrimtaret e medhenj franceze nuk dinin frengjisht sepse sipas tij ne librat e bukur te gjitha kundertheniet jane te bukura ato kane shpetuar prej estetizimit qe u jep atyre kuptim. Ne kete percaktim te Prustit studiuesit kane vene re se gjendet perdellimi ambiguiteti midis unit dhe tjetrit dyanesi qe duket se shpjegon raportin qe kemi ne me gjuhen. Gjuha e huaj e artit sipas Prustit zbulohet ne brendesi te gjuhes se perbashket dhe aty ngjizet. Dhe Prusti per te ilustruar kete ide sjell si shembull Floberin Shih Marcel Proust Contre Sainte-Beuve Paris Gallimard coll. Bibliothque de la Pliade 1971 p. 299
Ne qofte se ky percaktim i Prustit eshte i vlefshem edhe sot vec te tjerash ai behet i tille se arrin te shpjegoje nje nga dukurite me te dalluara te letersise europiane nje nga gjenite me te spikatur te letersise se ketij shekulli qe eshte Ismail Kadare. Po te kalosh ne nje veshtrim te shpejte vetem titujt e disa prej veprave te tij Kronike ne gur Dimri i vetmise se madhe Koncerti Gjenerali... Pallati i endrrave Koha e shkrimeve Vjedhja e gjumit mbreteror... etj. etj. do te bindesh se magjia e ketij shkrimtari sic thote Prusti qendron pikerisht ketu ai ne kuptimin alegorik nuk di shqip ai shkruan nje shqipe te huaj per shqipen qe perdorim ne ai ka ngjizur nje gjuhe tjeter shqipe me brumin e shqipes... Dhe ky eshte vetem nje konstatim fillestar i dobet dhe i brishte ne qofte se nuk ben perpjekje te kuptosh se cfare ka ndodhur ne nderkohen artistike ne ate nderkohe kur Kadare gatuan gjuhen e huaj shqipe. Antropologet qe merren me qyteterimin dhe kulturat njerezore kane vene re se gjuha qe ne perdorim sot ne komunikim eshte vetem pjesa me abstrakte qe ka arritur te perpunoje arsyeja e njeriut. Ajo eshte nje kod arbitrar ne te cilin eshte shume e veshtire qe te kuptohet se kur nocionet perfytyrimet emocionet dhe ndjenjat nga njolla te vetedijes u bene shenja. Kete proces te larget vazhdojne ata ne mund ta hetojme vetem ne gjuhen e letersise ne enderr dhe ne delir sepse letersia e vertete ne nje pikepamje tjeter eshte ngulmimi ne kahe te kundert per te cmontuar abstraksionin e fjaleve dhe per te zbritur ne ate pjese te vetedijes ku imagjinata ngjizet me fjalen ku nje shenje i gjegjet nje shenjues.
Ndaj stili i Kadarese dhe madheshtia e ketij gjeniu jane te paarritshme dhe te pakapshme sepse jo cdokush e ka aftesine hyjnore te lindur qe te ndermarre nismen per te zberthyer mijerat e fjaleve per tu hequr atyre levozhgen bezdisese te perditesise dhe per tu gjetur atyre imazhin fillestar permes nje veprimi imagjinativ qe nuk mund te jete dhurate per kedo. Por le te kthehemi te Hija sepse ajo vazhdon te me ndjeke ... sepse ajo vecanerisht keto dite me solli ndermend se skota e spektatoreve qe sodisin aktoret ne skene eshte ngandonjehere me delirante se vete aktoret dhe megjithese ashtu ne jerm ajo skota e spektatoreve ka idene se nje pale e trete nuk sheh me teatrin qe luajne aktoret por magjepsen me zderhalljen e spektatoreve me mediokritetin dhe me gervimat e tyre pafund. Spektakli i spektatoreve qe e kane ndertuar jeten duke kundruar teatrin qe bejne aktoret e medhenj u ka krijuar vetedijen se ata si adhurues te aktoreve jane bere vete artiste. Kjo nderdyshje i ben ata nervoze se askush nuk e kupton se si nje spektator ne nje salle te madhe teatri kerkon te terheqe vemendjen me shume sesa loja e aktorit ne skene...
Metafora danteske dhe kufijte e se pamundures
Keshtu e ka karakterizuar shtypi i huaj romanin Hija. Romani - sic thote autori ne nje shenim te shkurter hyres - eshte shkruar ne vitet 1984-1986 perafersisht ne nje kohe me Vajzat e Agamemnonit dhe Ikja e shtergut. Te destinuara per te mos u botuar -vazhdon ai - per shkak te permbajtjes doreshkrimet e tyre u nxoren nga Shqiperia dhe u depozituan ne nje Banke te Parisit pjeserisht prej autorit e pjeserisht prej presidentit te shtepise botuese Fajard Claude Durand ardhur ne Shqiperi enkas per nxjerrjen e tyre jashte kufijve. Po pse Hija fare eshte Hija Jemi ne muzg te diktatures dhe fabula eshte e thjeshte Nje kineast i deshtuar ka fatin qe te udhetoje jashte shtetit per arsye pune. Kjo ecejake e tij eshte gracka. Ai shkon e vjen dhe eshte i detyruar qe tu rrefeje shokeve te tij ne Tirane nje aventure dashurie eshte i shtrenguar qe te sjelle pak Perendim qe andej dhe tua jape edhe shokeve te tij ne Tirane e sidomos dy prej tyre qe punojne ne antenat e Shijakut. Pra qe ketu eshte ndertuar gjithcka dhe romani ka shtate shenime ose shtate kapituj qe mund te quhen edhe shtate kenge qe jane shtate si te shtatat ne ritin e pershpirtjes pas vdekjes sepse kjo ecejake kjo fabul e ardhur si nje shenje apo si nje kumt duhet te mbivendoset ne dy bote. Njera eshte ajo e autorit vendi i te vdekurve bota komuniste ku njerezit jane te detyruar qe te qendrojne te mbyllur vetem njeri prej tyre ka privilegjin qe te udhetoje jashte ketij varri gjigant dhe tjetra ajo e te gjalleve Parisi. Ashtu sic thashe edhe me lart kjo shenje apo ky ankth i nenvetedijes dhe i vetedijes bashke duhet hequr nga gjoksi ashtu sic zbulohet nje pllake varri. Kadare i lindur per te krijuar situata tragjikomike i lindur me nje autoironi gati te skajshme zgjedh nje nyje qe nuk mund te shpeshtillet ndryshe por vetem duke perdorur sarkazmen. Drama ne mund te quhet e tille eshte kjo personazhi kryesor - libri eshte shkruar ne vete te pare - eshte i detyruar te rrefehet kur kthehet nga jashte eshte i detyruar te tregoje nje histori dashurie sepse persekutimi kolektiv i bashkekombesve te tij kerkon si per tu hakmarre me veten nje penetrim qofte edhe te stisur. Dhe ne rend te dyte eshte historia me Silvene Dor. Jane shtate udhetime ne te parin eshte njohja ne te dytin eshte urrejtja ose ankthi se udhetimi nuk do te kryhet ne te tretin eshte udhetimi ne ankth ose bashkudhetimi si model i peshtire me njeriun ne kellef ne te katertin djalli ose shoqerimi me Zhan Markun maoist ne te pestin kumti nuk kapercen ne te gjashtin peshtjellimi me Edipin mbret sjell ne mendje incestin dhe ne te fundit Aleluja kumti u mbajt. Ne te shtate keta rrathe eshte vendosur gjithcka qe nga perjetimi se personazhi qe udheton nga lindja ne perendim nga Shqiperia e mbyllur ne Paris eshte nje lloj Konstandini qe vetem perkohesisht le varrezen e madhe e shkon per tu kthyer prape por ndersa Konstandini ishte i detyruar ne udhetimin fatal qe te sillte motren atehere kur vendin e kishte pllakosur nje murtaje e madhe personazhi i Hijes eshte i detyruar te sjelle Silvenen madje jo ate vete por naten e kenaqesise aventuren hijen e saj qe tua hedhe e ta shqyejne shoket e tij te uritur per pak Perendim. Ndaj menjehere lexuesi duhet te pergatitet se tani ai nuk do te udhetoje vetem me avionin e linjes Tirane-Budapest-Paris por do te mbartet edhe ne kalin e Kostandinit. Pastaj kur te zbrese ne aeroportin Orli emer qe te kujton pak edhe orlat qe hane te vdekurit duhet te pergatitet se do te kthehet prape ne arkivol.
Gjithe kete ecejake e mban te lidhur vetem nje fije e holle nje parisiane me te cilen kineasti i deshtuar nderton thuajse historine me te bukur te dashurise qe njeriu mund te kete lexuar ndonjehere. Takimet ndarjet lirizmi qe pershkon keto marredhenie jane te pershkruara me nje ndjenje e stil qe eshte vertet i paarritshem Ja nje shembull takimi eshte nje nga castet me sublime ne nje lidhje dashurie ora dita vendi dhe ja si e pershkruan Kadare kete cast te perjetshem qe u ndodh te gjitheve Mbremja e zene. E shtuna e zene. E njihja fort mire kete ritual nga moskovitet ashtu sic njihja ndryshimin e mevonshem qe ishte i ngjashem me levizjen e temperatures gjate nje semundjeje. Ne fillim vajza te jepte te merkuren te shtunen kurrsesi se do te shkoj ne daca te gjyshja dhe ti e kuptoje se te shtunen e kishte te zene me nje tjeter qe e kishte me te shtrenjte se ty... Pastaj qellonte qe ashtu si virusi i semundjes ti ia turbulloje asaj javen gjersa i afroheshe te shtunes dhe e fitoje ate per pikellimin e dikujt tjeter qe e kishte humbur. Nderkaq ti vete mund ta rihumbje me pas te kaloje prape te e merkura madje te e marta gjersa te dilje fare jashte. Ose ti vete mund te ishe ne rolin e lakmueshem ti i jepje asaj te merkuren kur ajo te pyeste po te shtunen dhe ti i pergjigjeshe se te shtunen kemi nje mbledhje te ambasadori... Dhe keshtu vazhdonte kjo burse e pafund e renies dhe e ngritjes se vlerave loje e mrekullueshme djegese gjer ne marramendje Hija f.33. Ne shtate rrathet apo kapitujt e ketij romani eshte derdhur gjithcka qe ka te beje me ndarjen e dy boteve me spiunet e sharlatanizmin e te vdekurve ketu dhe me marramendjen dhe te pamunduren atje. Ajo qe i lidh eshte nje dashuri gati e pamundur nje aventure qe autori duhet ta kryeje per tua sjelle si mbajtje bese te vdekurve alias shokeve te tij ne Tirane qe jetonin ne epoken e kanaceve qe kacavirreshin neper cati edhe ne formen e uturakut vetem per te care e per te rrjedhur qe andej nje luzme drite erotike nga ai Perendim qe kineasti i deshtuar kishte privilegjin ta vizitonte hera-heres.
Alegoria sarkazma jane ngjyrat qe autori zgjedh per te vizatuar peizazhin e vendit ku njerezit jane te detyruar te rrine te izoluar te atij vendi qe jetonte absurdin me fatal ne kontinent. Nuk mendoj se mund te kete sekuence me te magjishme sesa ajo qe pershkruan autori diku ne roman. Te gjithe e dime se perzervativi eshte nje mjet mbrojtes ne marredheniet seksuale por ne kohen e romanit ai eshte nje mall i huaj dhe ne fantazine e autorit ndodh keshtu Ndonese kishte kaluar shume kohe me kujtohej qarte trazimi qe shkaktoi ne qytetin e vogel lajmi se ne farmacine e vogel te tij kishte mberritur nje sasi perzevativash harbimi i fantazise se te gjitheve urdhrat e njepasnjeshme nga komiteti i partise te lejohej shitja te ndalohej te pezullohej gjer ne nje urdher te ri peshperima se do te jepeshin me autorizim se do te perfitonin te paret familjet e deshmoreve etj. etj. ... Po aty f.148-149. Dhe romani mbyllet me Aleluja me kete ritual biblik dhe kenge si per te shenuar triumfin qe premtimi u mbajt. Heroi nuk kthehet ne atdhe me pare se te ngjitet ne ashensor. Ashtu si i perhumbur tani ai pasi arriti te bente dashuri me Silvenen ka perse te kthehet. Kjo ndjenje e thelle sensualiteti apo edhe penetrimi per tu kryer ne vendin e ndaluar duket se ishte kumti qe i mbeshtjelle ne forme kenaqesie do ta bente te mundur edhe afrimin e dy boteve qe deri atehere ishin njera e vdekur dhe tjetra e gjalle.
Dhe vete Kadareja sa here qe vjen ne Shqiperi duhet te pergatitet se jo me dy shoket e heroit te romanit te tij qe punojne ne antenat e Shijakut po nje luzme njerezish jane gati te versulen mbi te mbi trupin e vepres se tij sapo dikush te guxoje ta permende ate. Me keta rast ashtu sic ndodh ne aksham apo ne mbremje nga kafehanet e Tiranes do te dalin me sumbulla te zberthyera dhe me sy te errur nga nargjileja e kotesise e do ti kerkojne ne fakt jo do ti ulerijne ne rreze te veshit jo qe tu tregoje nje histori penetrimi sic ndodh ne roman por do ti kerkojne qe te tregoje se ne sa e sa perandori ka shkelur dhe sa e sa bar te njome ka zverdhur duke vene kemben atje ku ata do te kishin dashur te shtriheshin sa gjere e gjate.