Amauri, mesazhe Lipit
Në pritje të nënshtetësisë italiane, Amauri flet me fjalë të ëmbla në drejtim të kombëtares “Axurre”: “Dua të jem në Afrikën e Jugut. Do isha i nderuar të vishja fanellën e përfaqësueses së Italisë. Të luaj si italian në botërorin e ardhshëm do të jetë si një ëndërr. Zgjedh Italinë dhe jo Brazilin, sepse këtu jam rritur si futbollist.”
Por në objektivin e sulmuesit juventin nuk është vetëm çështja e kombëtares, por edhe lufta për titullin kampion në Serinë A. “Ne jemi në të njëjtin nivel më zikaltrit. Milani ka dalë jashtë pretendendimeve? Është një skuadër e madhe. Pavarësisht humbjes 4-0 në derbi, nëse do të luhej 11 kundër 11, nuk do të kishte përfunduar kështu,”- tha Amauri.
“Sekreti i Juves këtë vit? Me Diegon kemi më tepër cilësi, jemi më shumë sulmues. Del Piero? Është e çuditshme që ai ende nuk ka luajtur. Por Aleks ka probleme, është duke u riaftësuar nga dëmtimi.”