Topi ndërmjetëson firmosjen e statutit të FSHF-së
Më në fund me ndërmjetësimin e presidentit të vendit Bamir Topi është vendosur firmosja e statutit të FSHF-së. Marveshja ndërmjet Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe Federatës së Futbollit i ka dhënë fund konfliktit mes tyre. Ministri Pango dhe presidenti FSHF-së Armando Duka kanë zhvilluar një takim me kreun e shtetit Bamir Topi dhe kanë nënshkruar më pas marveshjen e statusit. Ndërkohë mbetet i 'ngrirë" neni 53 që flet për të drejtat e FSHF-së. Në ditët në vijim pritet që një grup ekspertësh nga ministria të kenë një takim me përfqaësues të FIFA-s dhe UEFA-s për të diskutuar mbi këtë nen. Firmosja e Statutit ishte kushti themelor që FIFA të zhbllokojë vendimin e marrë ndaj Shqipërisë që të mos marrë pjesë në asnjë aktivitet ndërkombëtar.