E Diel, 1 Nëntor 2026

Madona, Dion dhe Kamila kanë lidhje fisnore

 

Londër- Madona, ylli i muzikës kanadeze Celine Dion dhe Kamila dukesha e Kornovalies na qenkan të afërme gjaku dhe pse janë kaq larg njëra-tjetrës . Që të treja pasardhëse të të njejtit person, një marangoz nga Franca. Konfirmimi vjen nga siti britanik "Ancestry.co.uk" i specializuar në gjenealogji, i cili servir dokumenta nga arkivi për këdo që dëshiron të ndërtojë pemën gjenealogjike të familjes së tij. Dokumente me origjinë kanadeze që mbulojnë një hark kohor prej 300 vjetësh duke filluar që nga viti 1621, diktojnë për lidhjen e çuditshme mes tre grave të famshme, kaq të ndryshme nga njëra tjetra. I afërmi i tyre i përbashkët quhet Zakarie Cloutier. Sipas zëdhënësit të "Ancestry" Simon Harper : " fakti që Kamila dhe Madona kanë dalë fis, pavarsisht largësisë gjeografike, zbulon natyrën e paparashikueshme dhe argëtuese të kërkimeve historike mbi origjinën e familjeve tona".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›