Plani Urbanistik, Basha: Premtim i mbajtur
TIRANË- Përmbyllje të një premtimi të mbajtur e ka quajtur kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha mbylljen në kohë rekord të Planit Urbanistik të kryeqytetit. Në prezantimin e tij, Basha ka përgëzuar kontribuuesit që në një kohë prej 10 muajsh mbyllën atë që Tiranës i mungonte prej kohësh.
Ky plan është domosdoshmëri për zhvillimin e gjithanshëm të qytetit, që ka vuajtur frenim të vrullit ekonomik që ka përshkruar vendin. Ka dhënë shenja të lodhjes në një bllokim prej disa vitesh si rezultat i një konfrontimi me biznesin dhe qytetarët- tha Basha.
Sipas tij, plani nuk shihet si dokument formal, por model pune e bashkëpunimi, që sendërton problematikat dhe jep skenat e zhvillimit.
