E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër /Kapet 100 kg drogë, 2 në pranga

Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me strukturat e drejtorisë së Përgjithshme ka sekuestruar 100 kilogramë drogë të llojit marijuanë. Operacioni i koduar "Porosia" i policisë është shtrirë në aksin rrugor Gjirokastër-Muzinë, dhe ka çuar në pranga edhe dy persona, posedues të sasisë së drogës. Hetimet janë kryer nga sektori i luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me policinë e shtetit. Sipas burimeve nga policia e Gjirokastrës, droga u gjet në dy automjete ku udhëtonin të rinjtë tashmë të arrestuar.
Policia e Gjirokastrës nuk e ka bërë të ditur identitetin e të arrestuarve, ndërsa ka theksuar vetëm se droga vinte nga fshati Lazarat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›