E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi ne Shengjin merr titullin Mirenjohja e Qytetit


Presidenti i Republikes Bamir Topi qëndroi të hënën në Shëngjin, ku ndër të tjerat mori edhe titullin "Mirënjohja e Qytetit", me motivacionin: “Për kontributin e veçantë në promovimin e kulturës, traditës dhe potencialeve turistike të Komunës së Shëngjinit; për rolin e tij moderator dhe angazhimet e vazhdueshme në forcimin e dialogut, demokracisë dhe institucioneve kushtetuese në Shqipëri”.

Kreu i shtetit u takua me kryetarin e Komunës, Salvador Kaçaj, deputetë të zonës, përfaqësues dhe drejtues të tjerë të pushtetit vendor, këshilltarë vendorë si dhe shumë qytetarë.

Bashkëbiseduesit, bën të ditur njoftimi zyrtar i Presidencës, shkëmbyen e ndanë mendime për zhvillimet më të reja në këtë zonë, kryesisht të spektrit ekonomiko-social duke vënë theksin në dy aspekte të rëndësishme: zhvillimin e turizmit dhe të infrastrukturës me qëllim përmirësimin e shërbimeve të ofruara si për qytetarët shqiptarë, por edhe të huaj.

Po ashtu u vu theksi në nevojën e investimeve dhe të projekteve për ruajtjen e vijës bregdetare dhe plazhit të Shëngjinit për ta bërë sa më tërheqëse për turistët përmes ambienteve shlodhëse e argëtuese, shërbimeve cilësore dhe me çmime konkuruese, urbanistikës së zhvilluar.  

Duke folur lidhur me rëndësinë jetike për portin e Shëngjinit si një pikë strategjike që ndihmon zhvillimin e kësaj zone, por edhe më gjerë, u vu në dukje dhe domethënia e këtij porti dhe për Kosovën, si një ndër pikat më të afërta për daljen në det.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Mazhoranca dhe opozita pajtohen për komisionet
Ngrihen tre komisione parlamentare
Greqi, kapet banda e trafikantëve
Hapet sheshi “Skënderbej”
Mario Monti, mandatohet kryeministër i ri i Italisë
Engel: Të zgjidhet sa më shpejt cështja e veriut

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›