Osbourne dhe Black Sabbath, turne dhe album të ri

Rokeri Ozzy Osbourne do të lansojë albumin e parë pas 33 vitesh me grupin Black Sabbath, ku pos ribashkimit për krijimin e albumit të ri, është në plan edhe turneu.
Black Sabbath konsistoi nga 62 vjeçari Ozzy Osbourne, kitaristi Tony Iommi (63), basisti Geezer Butler (62) dhe bateristi Bill Ward (63), ndërsa tani duket se mund të shohim përsëri rok grupin për herë të parë së bashku që pas vitit 1978 kur e lansuan albumin e fundit.
Të gjithë anëtarët e grupit të krijuar në vitin 1969 ishin të veshur në të zezë në konferencën për shtyp ku e bënë të ditur rikthimin e tyre në muzikë, teksa shtuan se tashmë kanë tetë këngë të reja për albumin e ri.