E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi në Turqi, në Konferencën e Liderëve

Presideni i Republikës, Bamir Topi, është nisur sot për një vizitë në Turqi, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Liderëve.

Pjesëmarrja e Topit në këtë konferencë vjen pas ftesës së kryetarit të Bordit Drejtues të Universitetit Ajdën të Stambollit, njëkohësisht dhe President i Unionit të Universiteteve Euroaziatike (EURAS), Mustafa Ajdën.

Gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Liderëve, ku do të jenë të pranishëm përfaqësues të lartë shtetesh dhe drejtues universitetesh nga Evropa e Azia, kreu i shtetit shqiptar do të mbajë një ligjëratë me temë: Transformimi i Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në 20 vitet e fundit në drejtim të zhvillimeve ndërkombëtare dhe bashkëpunimit në fushat arsimore dhe kulturore me Shqipërinë. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›