Topi nga Pogradeci: Palët të nisin dialogun politik

Kreu i shtetit Bamir Topi i ka bërë sërish apel forcave politike të nisin sa më shpejt dialogun mes tyre. Nga qyteti i Pogradecit,ku mori pjesë në 20-vjetorin e krijimit të kimpleksit shkollor “Nehemia”, presidenti ka kërkuar që klasa politike të krijojë bazën e komunikimit.
“Përsëris thirrjen që dialogu politik të nisë sa më shpejt. Duhet të nisë komunikimi mes palëve politikë. Klasa politike duhet të krijojë bazën e komunikimit” ka theksuar Topi .
Duke shprehur optimist se së shpejti do të ketë edhe dialog mes palëve, kreu i shtetit theksoi se kjo situatë e krijuar nga ngërçi politik në vend nuk mund të zgjasë më
“Jemi pranë një momenti komunikimi. Kam shpresa se do të shohim dialog së afërmi pasi kjo situatë nuk mund të zgjasë më” ka shtuar Topi