E Shtunë, 31 Tetor 2026

Progres Raporti, vullnet për të përmbushur përgjegjësitë

Sekretari i Shtetit në Ministrinë Fedrale për Çështjet Europiane dhe Ndërkombëtare, Wolfgang Waldner, u prit në Selinë e Partisë Socialiste nga Sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Nënkryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, deputetja Arta Dade dhe Kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrimin, deputeti Ditmir Bushati.

Përfaqësuesit e PS-së shprehën angazhimin dhe vullnetin e palëkundur për të përmbushur të gjitha përgjegjësitë dhe detyrimet si opozitë për adresimin e çështjeve shqetësuese të ngritura në Progres Raportin e Komisionit Europian duke e falenderuar Austrinë për ndihmesën dhe rolin e rëndësishëm në mbështetje të demokratizimit dhe integrimit të Shqipërisë në BE.

Gjithashtu, përfaqësuesit e PS-së shprehën vlerësimin dhe mbështetjen për praninë austriake në Shqipëri përmes projekteve të rëndësishme në fushën e arsimit, kulturës, biznesit, etj, si dhe për rolin që Austria luan në demokratizimin, paqen dhe bashkëpunimin e vendeve të rajonit tonë.

Sekretari i Shtetit Waldner garantoi angazhimin e Austrisë për mbështetjen dhe integrimin jo vetëm të Shqipërisë, por dhe të Ballkanit Perendimor, duke inkurajuar përmbushjen e standardeve të kërkuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›