Topi: Kam shpresa se palët do të nisin dialogun politik
Presidenti Bamir Topi gjatë një vizite në Pogradec u ka kërkuar forcave politike që të nisin menjëherë dialogun mes tyre. Kreu i shtetit gjendet në Pogradec, ku mori pjesë në 20-vjetorin e krijimit të kompleksit shkollor Nehemia, presidenti ka kërkuar që klasa politike të krijojë bazën e komunikimit.
Përsëris thirrjen që dialogu politik të nisë sa më shpejt. Duhet të nisë komunikimi mes palëve politikë. Klasa politike duhet të krijojë bazën e komunikimit, theksoi Topi.
Topi është optimist për faktin që shumë shpejtë mes palëve politike do të nisë dialogu. Jemi pranë një momenti komunikimi. Kam shpresa se do të shohim dialog së afërmi pasi kjo situatë nuk mund të zgjasë më, ka shtuar Topi