E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, ngushëllime për vdekjen e ish presidentit hungarez, Madl

TIRANE- Presidenti  Bamir Topi ka shprehur sot ngushëllimet në Ambasadën e Republikës së Hungarisë në vendin tonë për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Hungarisë, Ferenc Madl.

Ne librin e ngushellimeve, Topi shkruajti se “kujtimi i Presidentit Madl do të mbetet gjithnjë thellë në kujtesën e kolegëve të tij në mbarë botën si dhe në panteonin njerëzve më të shquar të Hungarisë.

Në këtë vizitë, Presidenti Topi shoqërohej nga Shefi i Kabinetit, Dashamir Xhaxhiu dhe Këshilltari diplomatik, Çlirim Çepani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›