Topi ngushellon familjaret e rreshterit Mekollari

Presidenti i Republikes Bamir Topi ka ngushelluar sot familjaret e Rreshterit Agim Mekollari i cili humbi jeten aksidentalisht nje dite me pare gjate kryerjes se operacionit te asgjesimit te municioneve me plasje ne Poligonin e Bigazit ne Skrapar.
Me dhimbje te thelle mesova per ndarjen nga jeta te njeriut tuaj me te dashur qe humbi jeten tragjikisht gjate kryerjes se detyres. Me lejoni qe ne keto momente te veshtira per ju tju shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta dhe te ndaj me ju dhimbjen per humbjen e njeriut tuaj te shtrenjte
Renia ne krye te detyres e ushtarakut te devotshem Agim Mekollari eshte nje humbje e madhe dhe e pazevendesueshme per familjen miqte e koleget per shtetin dhe per te gjithe shtetasit shqiptare. Vepra heroike e Agim Mekollarit eshte tregues i sakrifices sublime qe me punen e misionin e perditshem e te veshtire dha dhe jeten ne mbrojtje te vendit e sigurise se te gjitheve.
Me cilesine e Presidentit te Republikes dhe te Komandantit te Forcave te Armatosura por edhe si qytetar mbeshtes stukturat shteterore e ushtarake qe te nisin menjehere hetimin e plote te ngjarjes dhe te gjejne sa me shpejt shkaqet qe cuan ne humbjen e jetes se nje nenoficeri te perkushtuar dhe plagosjen e tre punonjesve te tjere te ushtrise shqiptare.
Edhe njehere ju shpreh ngushellimet me te sinqerta I perjetshem qofte kujtimi i tij perfundon mesazhi ngushellues i Presidentit Topi.