E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi niset për në Romë

Gjatë qëndrimit në Romë, Topi pritet të marrë pjesë në ceremoninë solemne me rastin e 150-vjetorit të Bashkimit të Italisë dhe të formimit të shtetit italian.

Në festimet që do zhvillohen në kryeqytetin e vendit fqinj, Romë, më 2 qershor, në Ditën e Festës Kombëtare të Republikës Italiane, janë të ftuar krerë shtetesh e drejtues qeverish të mjaft vendeve të Evropës dhe të mbarë botës, të cilët do të ndjekin nga afër festimet zyrtare që simbolikisht do të shprehin mesazhet e rëndësishme të unitetit kombëtar e të përparimit të shtetit italian. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-06-01 14:31
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›