E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, referendum për energjinë bërthamore

Lajmi bëhet i ditur nga mediet italiane, të cilat saktësuan se vendimi u mor sot nga Gjykata e Kasacionit.

Pas aksidentit në impiantit bërthamor të Fukushimas në Japoni, qeveria Berluskoni pezulloi një program për rikthimin tek energjia bërthamore i nisur në vitin 2008, duke shfuqizuar rregullat lidhur me vendndodhjen dhe ndërtimin e centraleve.

Italia braktisi energjinë bërthamore në vitin 1987 me një referendum të organizuar pas katastrofës së Çernobilit. Rikthimi tek atomi ishte një projekt i Silvio Berlusconit i njoftuar fill pas ardhjes së tij në pushtet në pranverë 2008./Start/

                                                                                             2011-06-01 15:44
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›