E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duff McKagan sot në “Qemal Stafa”

Koncertit do t’i paraprijë organizimi i një konference për shtyp, në të cilën artisti do t’i përgjigjet interesit të mediave. Së bashku me tre anëtarët e tjerë të bandës, Mike Squires, Jeff Rouse dhe Isaac Carpenter, do të prezantojnë përveç hiteve të tyre, edhe këngë nga albumi i fundit që ka dalë këtë fillimvit, “The Taking”.

Duff McKagan, kitarist dhe këngëtar prej 12 vjetësh i bandës “Guns N’Roses, do të interpretojë këngë nga kjo bandë, si të mirënjohurat “Paradise city”, “So Fine” “Sweet child O’Mine” etj.

Duff McKagan është një nga emrat më të shquar të muzikës rok në Amerikë. Ai ka një karrierë si muzikant prej 32 vjetësh dhe ka interpretuar me artistë të mëdhenj të këtyre tri dekadave.
/Start/

                                                                                             2011-06-01 14:11
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›