E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi niset për një vizitë në Kuvajt

Kreu i Shtetit shqiptar do të pritet me ceremoni zyrtare nga Emiri i Shtetit të Kuvajtit, Sheiku Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, si dhe nga autoritete të tjera të larta të monarkisë kushtetuese të Shtetit të Kuvajtit.

Gjatë qëndrimit në Shtetin e Kuvajtit, Presidenti Topi do të zhvillojë një takim të veçantë me Emirin e Shtetit të Kuvajtit, Sheikun Sabah Al-Ahmed Al-Jaber Al-Sabah, me Kryeministrin kuvajtian, Sheikun Jaber Al-Mubarak Al-Hamed Al-Sabah, me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Shtetit të Kuvajtit, Ahmed Abdulaziz Al-Saadun, etj..

Gjatë këtyre takimeve do të diskutohet për çështje të rëndësishme dhe me interes të ndërsjellë për të dy vendet tona, për forcimin e marrëdhënieve politike dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik, si dhe për mundësitë e shtimit të investimeve të Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri me synim zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të miqësisë e bashkëpunimit të vazhdueshëm që ekzistojnë midis dy vendeve e popujve tanë. /Start/

                                                                                             2012-05-27 09:47
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›