Presidenti i ri, sot takimi mes Patozit e Ruçit
Dy partitë më të mëdha në vend, Partia Demokratike dhe ajo Socialiste do të nisin sot negociatat për Presidentin. Paraditen e sotme, në orë 11:00 do të zhvillohet takimi i parë në nivel kryetarësh të Grupeve Parlamentare.
Kreu i Grupit të PD-së, Astrit Patozi dhe kreu i Grupit të PS, Gramoz Ruçi do të diskutojnë mbi zgjedhjen e kreut të shtetit dhe qëndrimit të palëve për këtë çështje.
Nënkryetari i grupit të PS, Saimir Tahiri do të shoqërojë Ruçin. I pranishëm do të jetë edhe anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Edmond Spaho.
Ky takim mes tyre është kërkuar nga Patozi dy ditë më parë, i cili i dërgoi një letër homologut të tij socialist Gramoz Rucit, ku i kërkon që të nisin negociatat që sot për presidentin në ambientet e kryesisë së kuvendit.