E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi pjese e Samitit te Krereve te Shteteve dhe Qeverive te OSBE-se

Presidenti i RepublikesBamir Topi ne krye te delegacionit zyrtar shqiptar ne perberjen e te cilit eshte dhe Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto eshte nisur sot per ne Kazakistan ku do te marre pjese ne Samitin e Krereve te Shteteve dhe Qeverive te OSBE-se qe do te zhvillohet ne datat 1-2 dhjetor ne kryeqytetin e ketij shteti Astana.

Samiti i Astanes organizohet nen drejtimin e kryesise kazake te OSBE-se. Delegacionet e disa prej aktoreve kryesore ne OSBE Franca Gjermania Italia Norvegjia Turqia do te perfaqesohen ne kete Samit ne nivel Kreu Shteti dhe Qeverie.
Shtetet e Bashkuara te Amerikes pritet te perfaqesohen nga Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton ndersa delegacioni i Federates Ruse do te kryesohet nga Presidenti Dimitri Medvedev. Ne Samit pritet qe te jene te pranishem edhe Presidenti i Keshillit Evropian zoti Herman van Rompui dhe Presidenti i Komisionit Evropian Hose Barroso.

Presidenti Topi do tu drejtohet punimeve te ketij Samiti me nje fjalim dhe pritet qe Kryetari i Shtetit shqiptar te takohet me homologet e tij pjesemarres ne kete Samit me Presidentin e vendit mikprites Kazakistanit Nursultan Nazarbajev me Presidentin e Turqise Gyl dhe me Presidentin hungarez Shmit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›