PS Lushnje vazhdon ikja drejt LSI
Kalimi i kryetarit te bashkise se Lushnjes Albert Sanxhaku nga Partia Socialiste tek Levizja Socialiste per Integrim nuk ka qene vetem nje levizje personale. Vetem gjate diteve te fundit ne strukturat e PS-se se Lushnjes kane pasuar rrjedhje te anetaresise si pasoje e kalimeve ne LSI. Nuk behet fjale per kalime individuale por per forume te cilat i jane bashkangjitur partise qe eshte ne koalicionin qeverises. Jane rreth 44 organizata te partise se gjithe rrethit nga 66 gjithsej qe prej disa ditesh jane bere pjese e LSI-se. Ndersa drejtuesit lokale e justifikojne largimin e anetaresise me marredheniet qe kane pasur me pare me LSI-ne individe te vecante ajo qe bene edhe me te rende situaten ne Lushnje eshte largimi i disa individeve qe kane spikatur ne aksionet e vitit te fundit te PS-se. Mes te larguarve tek Levizja Socialiste per Integrim jane dhe tre anetare qe kane qene pjese e greves se urise te zhvilluar ne muajin maj per transparencen e zgjedhjeve. Merlind Prendi Josif Ndrio Agim Shema jane tre greviste qe per 17 dite qendruan ne cadrat para Kryeministrise per te kerkuar hapjen e kutive te votimit por qe tashme kane kaluar ne LSI. Ikja masive e anetareve te PS-se dhe organizatave te saj drejt LSI-se lidhet dhe me qendrimin qe ka mbajtur lidershipi i opozites ne lidhje me strukturat ne kete rreth. Pervec deputeteve te qarkut dhe drejtuesve lokale te PS-se nuk ka pasur qendrim zyrtar nga selia roze per largimin e kreut te bashkise qe qendronte ne kete post si i zgjedhur i PS-se. Vetem pak dite me pare kreu i bashkise se ketij qytetit Albert Sanxhaku deklaroi largimin me 300 anetare nga forca me e madhe opozitare. Sanxhaku e justifikoi largimin e tij me qendrimin e PS-se kunder liberalizimit te vizave dhe integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian. Nga ana tjeter problemet e PS-se se Lushnjes lidhen dhe me investimin politik qe po ben Levizja Socialiste per Integrim. Brenda nje muaji kreu i LSI-se Ilir Meta ka zhvilluar tre takime me drejtuesit dhe simpatizantet ne kete qytet. Zyrtarisht takimet kane qene me drejtuesit lokale te LSI-se nderkohe qe nuk kane munguar kontaktet direkte me perfaqesuesit e PS-se ne kete zone duke ofruar mundesine qe te jene pjese e LSI-se. Ne takimet qe ka zhvilluar kreu i LSI-se ka deklaruar se ne zgjedhjet vendore kjo force politike do te dale fituese. Nderkohe qe investimi i LSI-se ne kete qytet lidhet dhe me problemet qe ka pasur ne degen e partise ne Fier. Pas largimit te Dritan Priftit drejtuesit e LSI-se kane vendosur qe te kthejne ne vemendje keta dy qytete duke shmangur largimet e mundshme. Q.XH
PS per Sanxhakun Motive personale
Drejtuesit lokale te Partise Socialiste te Lushnjes kane deklaruar se largimi i Albert Sanxhakut nga kjo parti nuk ka qene surprize. Nje dite pas zyrtarizimit te bashkimit te tij me Levizjen Socialiste per Integrim drejtuesit e PS-se deklaruan se vendimi i Sanxhakut ka qene personal dhe nuk ka pasur te beje me zhvillimet brenda forces me te madhe ne pozites. Sipas tyre ai beri te njejten levizje qe beri dhe me pare kur erdhi ne PS. Ndersa ne lidhje me shifren prej 30 qind te anetareve qe jane bashkuar me vendimin e Sanxhakut drejtuesit e PS-se kane deklaruar se behet fjale per te njejtet njerez qe dy vite me pare erdhen me Sanxhakun ne PS. Madje drejtuesit e PS-se kane deklaruar se Sanxhaku e kishte te sigurt kandidimin ne zgjedhjet e ardhshme vendore ne bashkine e Lushnjes.
Sanxhaku LSI-ja ka qene gjithnje morali im politik
Ne zgjedhjet e vitit 2007 Albert Sanxhaku kandidoi per Levizjen Socialiste per Integrim e cila ne ate kohe ishte pjese e koalicionit te majte me Partise Socialiste. Me pas Sanxhaku deklaroi shkeputjen me LSI-ne duke premtuar se do te kontribuonte me partine me te madhe ne opozites. Problemet e para mes drejtuesve te PS-se dhe deges lokale te saj ne Lushnje duket se nisen ne momentin e zgjedhjeve te strukturave drejtuese. Bashke me keto probleme Sanxhaku ka kritikuar dhe qendrimin e PS-se ne lidhje me integrimin e vendit dhe me procesin e heqjes se vizave. LSI-ja ka qene morali im politik. Eshte nje parti e cila ka aspiruar dhe aspiron vazhdimisht per integrimin evropian dhe nuk mund te jemi kontrapedal ne politike qe te pengojme qytetaret tane qe te pengojme shqiptaret te levizin lirshem ne Evrope dhe ti nxjerrim neper bulevarde duke bere protesta apo greva ka thene Sanxhaku.