E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi pret Presidenten e Asamblesë së Rajoneve të Evropës

Presidenti Topi ka pritur sot në një takim Presidenten e Asamblesë së Rajoneve të Evropës dhe njëkohësisht Zëvendëspresidente e Këshillit Rajonal të Il dë Frons (Ile-de-France), Mishel Sabon.

Kreu i shtetit, duke iu referuar edhe përvojës evropiane dhe duke e quajtur vizitën e zonjës Sabon si "një ngjarje shumë të rëndësishme për jetën e institucioneve vendore në Shqipëri", theksoi se forcimi i bashkëpunimit mes pushtetit qendror e atij vendor, por dhe zbatimi sa më mirë i strategjisë së decentralizimit, do të mundësojë një koordinim më të mirë të projekteve në qarqet e vendit, si dhe një shërbim më të mirë ndaj interesave të qytetarëve.

Nga ana e saj , Presidentja e Asamblesë së Rajoneve të Evropës, Mishel Sabon vuri në dukje ndryshimet pozitive të shënuara në vendin tonë, si dhe përpjekjet e vazhdueshme për rritjen e dialogut dhe bashkëpunimit mes pushtetit qendror dhe atij vendor.

Zonja Sabon vlerësoi rolin e rëndësishëm dhe moderator të Kryetarit të Shtetit përsa i përket zhvillimit demokratik dhe konsolidimit të institucioneve shqiptare duke ruajtur ekuilibrin mes forcave politike dhe duke shërbyer si garant i Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Njëkohësisht, Presidentja e Asamblesë së Rajoneve të Evropës nënvizoi se shfrytëzimi dhe mirëadministrimi i potencialeve të të gjithë territorit të vendit do të sjellin pashmangshmërisht fuqizimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë edhe në kuadër të integrimit të pritshëm në gjirin e familjes së madhe evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›