Tiranë/ Bëri dëshmi të rreme në gjyq, arrestohet 50-vjeçari
Policia e Tiranës lajmëroi sot se ka arrestuar me akuzën e dëshmisë së rreme, një person i cili ishte thirrur në gjykatë për të dhënë deklarime në gjyqin e Bandës së Durrësit.
"Mbrëmë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë bënë të mundur ekzekutimin e Udhërit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit Eduard Andrea çuka, 50 vjec, banues në Durrës', tha policia.
Sipas burimeve zyrtare, ky shtetas, dyshohet se gjatë zhvillimit të disa seancave gjyqësore, ku ky shtetas është thirriur në cilësinë e dëshmitarit në proçesin që zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj bandës së Durrësit, ka bërë dëshmi të rreme para Gjykatës.
Policia tha se gjatë arrestimit të 50-vjeçarit u ekzekutua urdhëri i Prokurorisë në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur, për veprën penal të "Dëshmisë së rreme".