E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi pret ambasadorin e OSBE-së, Bosch në Presidencë

Presidenti i Republikës Bamir Topi do të zhvillojë sot një takim me ambasadorin e OSBE-së në vendin tonë, Robert Bosch.
Në qendër të takimit, që do të zhvillohet në Presidencë, do jetë tryeza politike PS-PD që do të mbahet ditën e shtunë në zyrën e Presidentit.
Ditën e djeshme, nëpërmjet një deklarate ambasadori i OSBE-së, Robert Bosch ka përshëndetur iniciativën e Presidentit Bamir Topi për tryezën PD-PS duke deklaruar se është një hap përpara për zgjidhjen e krizës. "Përshëndes iniciativën e Presidentit Topi për të ulur në tryezë palët politike. Tryeza është një hap përpara për zgjidhjen e krizës politike", thuhej në deklaratë.

Ditën e shtunë, kreu i PS-së Rama dh kryeministri Berisha do të ulen në tryezën e Presidentit të Republikës Bamir Topi për të negociuar për zgjidhjen e krizës politike. Takimi do të zhvillohet në orën 11:00.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›