Arrestohen 4 persona për trafik armësh në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 4 persona nën akuzën për trafik armësh. Në sajë të operacionit të koduar "Tregtarët e telefontave", në prangat e policisë kanë rënë Kanan Xhakollari, Astrit Zylyftari, Asllan Plaku e Lulzim Qamo. Sipas hetimeve të para, armët kishin destinacion Greqinë.