Berisha në Itali, takim me Berlusconin

Kryeministri Berisha u nis sot për vizitë zyrtare në Itali, me ftesë të kolegut Berlusconi. Berisha është i ftuar nderi në një Forum Ekonomik në Verona, ku sot mban dhe një fjalim. Axhenda përfshin takime me ministrin italian të Ekonomisë, Claudio Scaiola e me përfaqësues të grupeve të biznesit. Ndërkaq nesër, shefi i qeverisë takohet me presidentin e Dhomës së Deputetëve, Gianfranco Fini dhe kolegun Berlusconi. Gjithashtu, dy homologët do të nënshkruajnë Dokumentin e Partneritetit Strategjik. Takimi i Berishës me kryebashkiakun e Romës, Giani Alemano, shënon fundin e vizitës në vendin fqinj.