Konflikti për pronën, plagoset me armë 50-vjeçari
Ngjarja ndodhi në fshatin Kore, ku shtetasi Rrok Hoti, 50-vjeç ka mbetur i plagosur rëndë, pas goditjeve me automatik nga bashkëfshatari i tij.
Policia nuk e ka bërë të ditur identitetin e autorit të plagosjes. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive pronësie. I plagosuri është përcjellë për në spitalin e Laçit dhe më pas drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje që ka ndodhur në zonat e Kurbinit.