Elozh pakicave

Rubrika / Nese Europa ka nje ndergjegje e ka nga pakicat. Marredheniet e saj me pakicat jane shkembimet me ekuilibruese per raportet e saj me veten. Identiteti i pakices i lejon nje shoqerie ta vendose veten permbi politiken.
Per te shkruar nje elozh per pakicat duhet te dalesh pikerisht nga magjepsja qe te shkaktojne skemat e shumices. Asaj qe me te drejte ne shqip quhet shumica derrmuese dhe qe sic e thote fjala te derrmon.
Dhe kete dalje e mundeson pikerisht pakica njohja e saj e mundesisht perkatesia tek ajo. Kesaj shumice derrmuese mund ti ndajvinim nje pakice kendellese rigjeneruese.
Pra shumices dogmatike pakicen kreative ate qe krijon vlera. Pakica ka rezerva shpirterore qe shumica nuk i ka. Per Nietzschen vlerat jane krijuar nga pakica e me te mireve aristokrateve. Ai i quan vlerat fuqi perjetesuese.
Pakica jo medoemos eshte grup mund te perbehet edhe prej individesh pa lidhje me njeri-tjetrin. Por qe paralelisht zhvillojne te njejtin kerkim ose jane sintonizuar tek e njejta frekuence perceptimi.
Cilat jane pakicat e vlera
Ne radhe te pare ato pakica qe sillen si te tilla. Sepse ka pakica qe sillen si shumice dhe jane pakicat ne pushtet ose ato qe duan te vijne nje ore e me pare ne pushtet.
Atyre qe ndihen shumice - i ligu para se te beje te ligen mendon se shumica e njerezve do benin te njejten gje - iu duhet kujtuar se i gjithe njerezimi eshte nje pakice inteligjente ne hapesire madje edhe sikur te zbuloheshin komunitete te tjera ne kozmos prape do mbeteshim pakice. Kjo pakice tokesoresh e ketij planeti qe eshte nje pike uje ne oqeanin e kozmosit bart ne vetvete dicka shume poetike E. Morin e pagezon diaspore kozmike.
Brenda breznive duket sikur pakice perbejne te porsalindurit dhe me te shtyret ne moshe. Por ne Europen e sotme qe plaket dita-dites te vjetrit jane bere shumice dhe po ndikojne edhe ne stilin e jetes dhe ne energjine e pjeses tjeter. Gjithcka po vjetrohet dita-dites dhe Europes plake nuk i mbetet vecse ti ktheje syte nga popujt e rinj nga ata popuj qe per shkak te rinise se tyre kane ate energjine e qashter revolucionare a se paku nuk e kane prekur ende fundin e evolucionit te tyre.
Brenda Shqiperise me duken kreative disa pakica. E para eshte pakica e atyre qe kane studiuar ne Perendim dhe per shkaqe te ndryshme jane kthyer te punojne a te jetojne ne vendin tone. Kjo pakice eshte shumica e se ardhmes pavaresisht e pikerisht se ne perfaqesuesit e saj me te mire nuk sillet si shumice.
shte shumica e se ardhmes pasi kur neser Shqiperia te jete kthyer ne Europe edhe dikush qe vjen per te studiuar ne Shqiperi do kete studiuar ne Perendim.
Pakica me e madhe mandej ajo e gegnisht-shkruesve qe eshte vlerekrijuese edhe pse ne thelb i takon nje shumice qe jane geget e shqiptarise ose 80 e gjithe shqiptareve por qe ne standard perfaqesohen me 20. Kjo pakice shkruesish eshte shume aktive ne krahasim me shanset reale qe i jepen.
Shembulli i pakices si krijuese vlerash behet i persosur ne rastin e kombit hebre. Vlerat me te medha i krijoi ne diaspore anekend botes si pakice. Te jemi te sigurt se asnje nga vlerat qe krijon tani ne shtetin e vet ku eshte shumice nuk krahasohet me ato te mergates historike. Pikerisht sepse duke instaluar nje shumice ky komunitet i rehaton edhe pakicat brenda vetes duke e zene i ashtuquajturi gjumi i ndergjegjes.
Sikunder edhe pakica e arberesheve te Italise e ka plotesuar misionin e vet tani pas krijimit te dy shtettheve shqiptare.
Ka nje pakice tjeter qe del tek ne ne pah ne ditet e sotme. Kjo eshte pakica e atyre qe nuk kane votuar ne 2009. Ketyre dhe vetem ketyre iu eshte vjedhur vota e munguar. Ju eshte vjedhur vota pasi nuk kishin per ke te votonin. Pasi palet ne sfide ne syte e kesaj pakice perfaqesojne te shkuaren dhe jo te ardhmen. Dhe ju eshte vjedhur per here te dyte pasi vota e tyre e munguar eshte zevendesuar me vota false per njeren apo tjetren pale.
Nje pakice brenda e jashte kesaj pakice jane mendimtaret e lire. Keta mendimtare te lire jape pakica e perjetshme e njerezimit aktiv. Nje grup i paket qytetaresh e mendimtaresh te lire. I lire ne thelb per te realizuar vetveten. Liria per ta realizuar vetveten nuk te ben te lire por eshte kushti themelor drejt realizimit.
E gjithe prirja per te realizuar vetveten quhet sot individualizem. Por nuk ka konotacionin e lavdishem qe kishte dikur dhe qe deri-diku ende ruan disa nga vendet e veriut. Sot individualizmi shenon thjesht atomizimin e tejskajshem te shoqerise. shte vulgarizuar aq shume sa nuk eshte me vlere.
Ne kete kuptim cdo vlere eshte e tille per sa kohe qe i perket nje pakice qe e qarkullon ate si gjak me ndihmen e zemres se saj qe e ben te rritet bashke me veten derisa mberrin madhesine e saj natyrore.
Kur vlera certifikohet dhe institucionalizohet ajo njeheresh likuidohet. Lufta per mbrojtjen e saj eshte lufta per ruajtjen e permasave te saj natyrore e vitalitetit te saj.
Nese demokracia sot eshte boshatisur nga permbajtja dhe eshte mbushur me retorike ruajtja dhe rivitalizimi i frymes se saj mund te kerkoje qe ne te ndryshojme retoriken ose perdorimin e saj. Domethene qe retoriken tua rikthejme filozofeve pasi po ndodh e kunderta po ndodh qe rektoret po na marrin edhe filozofine.
Ne kohen kur shumica bluan gjithcka dhe e ka bllokuar frekuencen e perceptimit teresisht e vetmja rruge duket reagimi ekstrem. Por reagimi ekstrem ka nje te keqe shume te madhe se i kthen mbrapsht proceset e ngurteson demokracine rikthen friken. Ky reagim nuk ka lidhje me pakicen por eshte semundje e vete shumices pakicat nuk jane radikalet e nje shoqerie autentike a te shtire qofshin por jane ndergjegjja e saj.
Nese Europa ka nje ndergjegje si forme e bashkimit shpirteror te mbare njerezimit e ka pikerisht nga pakicat. Marredheniet e saj me pakicat jane dhe do jene shkembimet me ekuilibruese per vete raportet e saj me veten.
Zgjedh nje fragment prej ditarit te Brancatit ku ai reflekton mbi alternativat fashist-komuniste te Luftes se Dyte dhe kupton se historikisht lufta mes dogmes katolike dhe asaj protestante perfundoi me dobesimin e te dyjave dhe me fitoren e parimeve te tolerances
Cilin qyteterim zgjidhni pyeteshin para kater shekujsh te gjithe njerezit e lire Ate katolik apo ate protestant
As njerin as tjetrin pergjigjeshin njerezit e lire.
Naivet e gjore turreshin fanatiket. Kush don te beje prokopi duhet te zgjedhe mes papisteve dhe antipapisteve.
E pra ne nuk zgjedhim
Do mbeteni jashte historise
Do hyjme ne histori kur ju te dilni prej saj.
Dhe kur keshtu
Kur bota te mos jete me as papiste as antipapiste.
Tolerante dhe liberale.
fare domethene tolerante dhe liberale Ne nuk i kuptojme keto fjale.
Kane per ti kuptuar nipat tuaj.
Nje popull i mbetur jashte historise si romet nuk shpetoi nga tmerret e historicizmit ra viktime e gjenecodit nazist. Ata e kane bazuar mbi te qenit pakice e kudogjendur te gjithe poezine e identitetit te tyre. Ne njerin prej koncerteve te fundit De Andr tha ne lidhje me Romet Ky popull do meritonte Nobelin per paqe per te vetmin fakt se bredh neper bote pa arme prej me se 2000 vjetesh.
Arma me e mire e pakicave eshte te qenit vetvetja. Te jesh rom do te thote mos te kesh tjeter shtepi ne kete bote perpos jetes. Te jesh rom do te thote te jesh njeri.
Pakica eshte nje qender e kulluar energjie dhe driteza e pare qe ndricon ne rast black-out-i. Sidhe e fundit ndergjegje qe bie gjume. Gjate dites ajo ka modestine e qiriut qe duket gati ornamental. Identiteti i pakices i lejon nje shoqerie ta vendose veten permbi politiken e saj. Permbi dogmat. shte shtegu i ngushte qe na nxjerr ne bregun e gjere te se ardhmes.