E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsumatoret pritet rritje e cmimeve

TIRAN- Rritja e ndjeshme e cmimeve te produkteve te konsumit te perditshem sic jane ato ushqimore por edhe karburantet e gazi krahas zhvillimeve te brendshme dhe te jashtme i faturohet ne nje pjese te konsiderueshme edhe kursit te kembimit. Madje ne shumicen e rasteve importuesit ia veshin fajin per rritjen e cmimeve ne tregje ecurise se kursit te kembimit te lekut ne raport me euron.


Institucionet financiare nderkombetare por edhe organizata te ndryshme kane paralajmeruar nje krize tjeter te cmimeve te ushqimeve pergjate ketij viti dhe atij ne vijim ndersa per sa i perket Shqiperise nje vend kryesisht importues pritet qe ecuria e kursit te kembimit te lekut me monedhat e forta sic jane euro dhe dollari te jete perseri tregues vendimtar ne koston e te ushqyerit dhe sigurimit te elementeve baze jetesore.


Situata behet shqetesuese ne nje kohe kur pritet nje rritje e metejshme e euros ne raport me lekun pergjate ketij viti dhe atij 2012. Parashikimet paraprake te qeverise te publikuara ne treguesit e buxhetit afatmesem 2012-2014 raportojne per nje rritje mesatare me rreth 1.3 leke te euros ne raport me lekun duke arritur nga 137.8 leke qe ishte pergjate vitit 2010 ne 139.1 leke deri ne fund te ketij viti.


Ky eshte nje tregues mjaft shqetesues nisur nga fakti se nje kurs mesatar kembimi ne nivelet e 139.1 lekeve si ai qe parashikon qeveria mbart ne vetvete riskun qe here pas here euro te kaloje mbi 140 leke duke shkaktuar rritje te ndjeshme te cmimeve te mallrave te importit.


Parashikimet per rritjen e metejshme te monedhes europiane ne raport me lekun vijne ne nje periudhe te keqe per konsumatorin shqiptar kohe kur cmimi i karburanteve ka arritur majat ndersa mallra te konsumit te perditshem si buka orizi sheqeri etj. po shtrenjtohen nga dita ne dite.


Kujtojme se qe prej muajit dhjetor te vitit te meparshem eshte verejtur nje rritje e ndjeshme e cmimeve te karburanteve kur per here te pare pergjate 2010 benzina kerceu mbi 155 leke per liter ndersa nafta kaloi 150 leket per liter. Kjo rritje u perforcua edhe me tej gjate muajit janar ku benzina filloi te shitej me rreth 160 leke per liter ndersa nafta mesatarisht me 155 leke.


Edhe ne kete rast krahas problemeve te tregut si dhe taksave te larta kompanite e importit te karburanteve fajesojne edhe kursin e kembimit si shkaktar te cmimeve te larta.


Krahas rritjes se cmimeve kursi mesatar i kembimit i parashikuar nga qeveria per vitin 2011 pritet te ndikoje se tepermi ne rritjen e kostos se kredise per ata qe e kane marre ne monedhe te huaj kryesisht ne euro e ndersa te ardhurat i kane ne leke. Mjafton nje rritje me disa pike e euros ne raport me monedhen vendase dhe kredimarresve do tiu duhet qe per te blere te njejten sasi eurosh te shpenzojne me shume leke.


Rreziku qe mbart luhatja e kursit te kembimit eshte edhe arsyeja kryesore se perse eksperte te ndryshem i bejne apel kredimarresve qe borxhin ta marrin ne monedhen qe kane te ardhurat.


Euro rrezikon te kaloje mbi 140 leke

Pergjate vitit 2010 kursi mesatar i kembimi te lekut me euron sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise ka variuar nga minimumi 135 leke deri ne 139.7 leke. Koha kur leku fuqizohet ndaj euros jane kryesisht muajt e veres kur shtohen edhe prurjet e emigranteve ndersa shifrat maksimale jane arritur kryesisht ne mars dhe pergjate vjeshtes se vitit 2010.


Te dhenat e ofruara nga Banka e Shqiperise jane nje mesatare e kursit te kembimit te aplikuar ne pika te ndryshme por ne dite dhe jave te caktuara pergjate vitit 2010 euro ka kercyer edhe mbi 140 leke.


Ne kete menyre nese per nje kurs kembimi mesatar prej 137.8 leke pergjate 2010-s euros i eshte dashur te varioje midis 135 dhe 139.7 lekeve pergjate vitit 2011 konsumatoret duhet te presin shtrenjtim te metejshem te kesaj monedhe dhe per rrjedhoje cmime e keste kredish me te larta.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›