E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi Investimet per shkollat ne qarkun e Fierit kapin vleren e 10 miliarde lekeve



Me nisjen e vitit te ri shkollor ministri i Puneve dhe Transporteve Sokol Olldashi
zgjodhi shkollen e Vilishtit ne komunen Kuman te Fierit per ti uruar te gjithe nxenesve nje vit sa me te mbare shkollor. Ministri Olldashi u shpreh i kenaqur qe nxenesit e kesaj shkolle por jo vetem do te kene mundesi te akomodohen ne ambientet komode dhe moderne duke qene se sapo ka perfunduar dhe rikonstruktimi i kesaj shkolle. Jam shume i kenaqur qe mund te vijme ne diten e pare te ketij viti shkollor me nje numer shume te madh investimesh te kryera tashme ne infrastrukturen e arsimit. Jane nje numer i madh shkollash te rikonstruktura dhe te ndertuara nga e para jo vetem ne kete komune por ne te gjithe qarkun e Fierit. Vetem 5 vitet e fundit ne kemi investuar ne shkollat e qarkut te Fierit rreth 1 miliard leke te rinj ose 10 miliarde leke te vjeter. Jane dy institucione parashkollore te ndertuar 26 shkolla 9-vjecare 4 shkolla te mesme dy shkolla profesionale dhe tre gjimnaze te reja qe jane duke perfunduar - u shpreh Olldashi. Gjate ketij takimi ministri Olldashi shoqerohej nga deputeti i qarkut te Fierit Vasillaq Ngresi dhe nga drejtoresha e arsimit Zana Numani.

7 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›