Topi shkarkon prokurorët Dedaj dhe Shehu
03/09/2009 Ina Rama propozoi shkarkimin e prokurorëve të Kurbinit Tom Dedaj dhe Bardhyl Shehu
Mendimi për largimin e tyre u dha edhe nga anëtarët e Këshillit. Pritet zëvendësimi i tyre
TIRANE- Dy prokuroret e rrethit të Kurbinit Tom Dedaj dhe Bardhyl Shehu janë shkarkuar dje nga Presidenti Bamir Topi. Vendimi për shkarkimin e tyre është marrë pas një sërë konsultimesh, midis kreut të shtetit si dhe Kryeprokurores Ina Rama, e cila duke u nisur nga vendimi unanim i Këshillit të Prokurorisë së Përgjithshme, i ka propozuar Topit që dy prokurorët e Laçit të shkarkohen nga detyra. Pasi ka marrë në konsideratë pretendimet e Kryeprokurores Rama, se prokurorët gjatë punës së tyre hetimore kanë kryer shkelje të rënda ligjore, Presidenti me dekretin nr. 6227 dhe 6228 ka dekretuar shkarkimin e prokurorit Tom Dedaj dhe Bardhyl Shehut. Për këta të fundit është zhvilluar një proces maratonë në Këshillin e Prokurorisë së Përgjithshme, ku pas një sërë seancash 7 anëtarët e këshillit vendosën ti japin “ok” shkarkimit të dy prokurorëve të sipërcituar. Megjithëse Dedaj nuk u paraqit në asnjë seancë për të dëshmuar lidhur me akuzat që i bëheshin, ai së bashku me kolegun e tij Bardhyl Shehu kanë hedhur poshtë të gjitha pretendimet e Këshillit të Prokurorisë, duke u shprehur se ato nuk qëndrojnë në asnjë dosje hetimore që ata kanë hetuar në Prokurorinë e rrethit të Laçit. Ndërkohë që të kundërtën kanë thënë burimet pranë këtij këshilli, të cilat theksuan se specialistët e Drejtorisë së Inspektimit, gjatë kontrollit që kanë kryer në dosjet e prokurorëve Dedaj dhe Shehu, kanë arritur të gjejnë shumë shkelje ligjore, të cilat më pas janë bërë objekt hetimi nga Këshilli i Prokurorisë së Përgjithshme. I vetmi që ka pranuar ti përgjigjet direkt këtyre akuzave ka qenë prokurori Bardhyl Shehu, i cili është paraqitur disa herë në mbledhjet e këshillit. Ndërsa për sa i përket prokurorit Tom Dedaj, ky i fundit nuk është paraqitur në asnjë mbledhje, pasi të gjitha veprimet e këshillit, duke filluar nga procedimi i ngritur ndaj tij e deri tek mënyra e njoftimit, ai i ka quajtur të paligjshme dhe jo transparente. Të ndodhur në këtë situatë në 24 gusht të këtij viti, anëtarët e këshillit dhanë mendimin në unanimitet që dy prokurorët e Kurbinit të shkarkohen. Materiali ku ishin përpiluar shkeljet e tyre më pas i kaloi për shqyrtim Prokurores së Përgjithshme Ina Rama, e cila i propozoi Presidentit Bamir Topi shkarkimin e plotë të Dedaj dhe Shehut. Sipas burimeve të Prokurorisë së Përgjithshme në punën hetimore të dy prokurorëve ishin konstatuar shkelje të shumta në përcaktimin e masave të dënimit, si dhe të masave të sigurimit të të arrestuarve. Gjithashtu shkelje mendohet se janë gjetur edhe në disa çështje hetimore që kanë si natyrë veprën penale të “trafikimit të mjeteve motorike”. Pritet që në kohët në vazhdim Kryeprokurorja Ina Rama do të propozojë emra të tjerë në dy vendet, që tashmë kanë mbetur vakant në Prokurorinë e Kurbinit.
Reagimi i Tom Dedaj në “Metropol”
Në një intervistë të dhënë në gazetën “Metropol” prokurori Tom Dedaj ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e Këshillit të Prokurorisë së Përgjithshme, si dhe ka shpjeguar me hollësi të gjitha arsyet e mosparaqitjes së tij në të gjitha mbledhjet që janë zhvilluar në ngarkim të tij. Dedaj është shprehur se lajmërimet për këto mbledhje bëheshin nëpër faqet e disa gazetave dhe në faqen elektronike të Prokurorisë së Përgjithshme, gjë e cila sipas tij nuk është ligjore por as eficente. Madje ai ka shtuar se ky këshill është një këshill “Kuisling”, pasi të gjithë anëtarët e tij janë prokurorë të promovuar nga Prokurorja e Përgjithshme në detyra të larta drejtuese. Gjithashtu prokurori i Laçit ka sqaruar edhe pozicionin e tij në disa çështje ku këshilli pretendonte se ai kishte kryer shkelje të rënda ligjore. Ai është shprehur se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore dhe procedurale për sa i përket incidentit të shumëpërfolur që ka të bëjë me një sherr banal në ambientet e kishës së Laçit. Aktualisht ai shprehet se çështjen e shkarkimit të tij, Dedaj do e ndjekë në një rrugë ligjore, ku ka mjaft fakte për të provuar se largimi nga puna është kryer me urdhër nga lart dhe jo me vullnetin e anëtarëve të Këshillit të Prokurorisë së Përgjithshme.